• Tirane, ofroj vend pune OPERATOR/E FINANCE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune OPERATOR/E FINANCE.

DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistrimi i faturave të blerjes si për blerjet e materialeve ashtu edhe për faturat e shërbimeve.
  • Regjistrimi i faturave të shitjes dhe njëkohësisht kujdesi për mirë funksionimin e kasave fiskale.
  • Kontrolli i faturimeve në lidhje me dokumentimin e tyre origjinal.
  • Përgatit cdo informacion që kërkohet nga drejtuesit.
  • Mer pjesë në komisionet e ngritura për inventaret brënda kompanisë.
  • Bashkëpunon për çdo detyrë tjetër që i ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.
KRITERET QE DUHET TE PLOTESOJE:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Ekonomisë.
  • Të ketë mbi dy vjet experiencë pune.
  • Mosha e kandidatit të jete jo më shumë se 40 vjeç.
  • Të përdorë programet baze Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri të programeve Financiare, preferohet Navision.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top