• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Arvis SHPK eshtë duke kërkuar për të rekrutuar një Menaxher Shitjesh për një nga degët e saj më të vecanta në aktivitetin që ushtron në treg.

DETYRAT

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujor i cili detajon qëllimet të cilat përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit.
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, dhe ia prezanton ato menaxherit përkatës;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Përgatit politikën e cmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Komunikon kërkesat e klientëve për finalizimin e kontratës;
  • Përgatit plane veprimi dhe taktika për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Bën takime të rregullta periodike me klientët për të parë për ecurinë dhe problematikat që mund të lindin.
  • Raporton tek manaxheri përkatës periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Rifreskimi i databasës së klientit;
  • Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacion konfidencial

AFTËSITË:

  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje me aftësi të shkëlqyera në komunikim
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;

KUALIFIKIMET / KËRKESAT

  • Diplomë në Kimi Industriale.
  • Preferohen kandidat me 3 – 5 vjet përvojë profesionale. Avantazh do të jetë eksperienca në marketing, shitje, menaxhim produkti dhe klientësh.
  • Aftësi të mira në teknikat e shitjeve dhe raportuese
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer komunikimin verbal dhe të shkruar në gjuhën Angleze.
  • Të zotërojë Leje Drejtimi – Klasi B

Shënime
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: office@arvis.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top