• Tiranë, ofroj vend pune SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE




Përmbledhja e Pozicionit:

Përgjegjësia kryesore e këtij roli është koordinimi i proçeseve lidhur me flotën e makinave, monitorimi dhe azhornimi në kohë i databazës për çdo ndryshim në statusin e automjeteve, komunikimi me servisin e autorizuar për automjetet në përdorim, etj

DETYRAT E POZICIONIT


  • Menaxhon detyrimet kontraktuale dhe shërben si pikë ndërlidhje me furnizuesit për flotën e automjeteve.
  • Mban të dhënat për aksidentet dhe njofton departamentet përkatëse të interesuar si edhe njofton furnitorë deri në zgjidhjen e situatës.
  • Mban në excel të dhënat e automjeteve (targa, përdorues, km, shërbime, avari etj) regjistron mjetet e dorezuara, qarkullimet e mjeteve dhe levizje të tjera të mundshme të mjeteve zëvëndësuese, etj.
  • Mban të dhëna specifike për çdo mjet, kohën kur kanë kryer sherbimet, kilometrat kur janë kryer, kohëzgjatja e servisit etj.
  • Ndjek difektet e raportuara, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.
  • Ndjek shërbimet e mjeteve, njofton furnitorin dhe koordinohet me servisin dhe perdoruesin.





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomuar me bachelor ne Biznes ose Logjistikë.
  • Minimumi 3 vite experience në role të ngjashëm
  • Aftesi te larta organizative me zotesi për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Word, Excel dhe Outlook.
  • Njohuri të mira te gjuhes Anglisht / Italisht.




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « SPECIALIST I KONTROLLIT TË FLOTËS SË MAKINAVE»


Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.







Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top