• Sistemuese

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kid Zone shpkështë pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Sistemues/e
Departamenti: Market
Vendndodhja: Jumbo TEG

Përmbledhja e Pozicionit:
Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës/e për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke ju përmbajtur standartit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.

Detyrat

  • Sistemon produktet në rafte dhe në ishuj në mënyrë të vazhdueshme në fillim të turnit dhe në vijim sipas politikës merchandising të kompanisë;
  • Bën mbushjen e dyqanit sipas kërkeseave dhe porosive të bëra nga supervizori duke asistuar në të gjitha proceset e punës. (marrja e produkteve, dërgesa për sallë, sistemim);
  • Përkujdeset që produktet të jenë të ekspozuara sipas standarteve të kompanisë ku përfshihet reklamimi, çmimi dhe sasia;
  • Njeh më së miri produktet e departamentit përkatës duke përshirë shumëshllojshmërinë, sasinë, llojet dhe vetitë e tyre;
  • Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem ose incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
  • Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e ri të departamentit të vet dhe më gjerë;
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
Kualifikimet
Edukimi:
Arsim i mesëm ose i lartë
Eksperiencat e punës: Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm në këtë pozicion.

Kualifikime të tjera:

  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh.
  • Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për tja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al
Numër Kontakti per Jumbo TEG: "+355686060052"


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top