• Shitet, Apartament 2+1+2, Don Bosko PRO+40320

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
91 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 4
Cmimi Euro
137500
Disponojme apartament 2+1+2 per shitje me vendndodhje tek Twister Palace Residence, ne Don Bosko. “Godinë banimi dhe shërbime 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kat, me 2 kat parkim nëntokë, në rrugën “Don Bosko”. Karakteri i zhvillimit të zonës është miks, ku dominon banimi. Akitekti Nicola Ghilardi ka sjellë me anën e ketij projekti linja elegante, hapësira komode, ambiente argëtimi për fëmijë dhe të rritur nëpërmjet një oborri me karakter rekreativ, në qendër te strukturës. Në altimetri, struktura është projektuar në mënyrë të tillë që të lejojë një ajrim dhe diellëzim optimal të saj.Në cilësinë e objektit ndikojnë dhe materialet që do të përdoren si dhe teknologjitë e reja të ndërtimit si në realizimin e rifiniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro dhe termo-izoluese, sistemit me veshje kapot dhe realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambientin e jashtëm.Kështu arrihen parametrat maksimale në parandalimin e defekteve të ambienteve që kanë kërkesa të larta hidroizoluese, si dhe sigurohet një termo dhe zëizolim i mirë. Organizimi i hapësires së lirë përreth objektit, krijon mundësi të mira dhe komode levizje për këmbësorët. Ky projekt siguron një skemë racionale me një fluks shumë të pastër levizjeje të mjeteve dhe këmbësorëve. Informacion mbi apartamentin: • Kati 4 • Sipërfaqe: 91.47 m2 (bruto) • Sipërfaqe: 78.76 m2 (neto) • Kubaturë e Rregullt Organizimi : • Salloni ndenje • Ambient gatimi • 2 Dhoma Gjumi • 2 Tualete • 1 Garderobe • 1 Ballkon Cilësime të tjera: • Ndertim i ri • Shitet bosh • Me ashensor • Zone e aksesueshme, e preferuar per banim dhe investim. Për ta vizituar na kontaktoni!
 


WhatsApp
Back
Top