• Përfaqësues Shitjesh në Terren

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh në Terren, për klientin e saj, një kompani lider në sektorin e tregëtise dhe shpërndarjes së materialeve elektrike dhe të ndriçimit.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhim dhe ndjekje në vazhdimësi e kërkesave të klientëve ekzistues në terren;
  • Kërkim i klientëve të rinj ose mundësive të shtuara për shitje, me qëllim rritjen e performancës së shitjes në zonën përkatëse;
  • Njohje dhe raportim tek përgjegjësi përkatës i problematikave dhe mundësive të tregut;
  • Raportim periodik rreth aktivitetit të shitjes në zonën e mbuluar.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë universitare (përbejnë avantazh degët inxhinierike);
  • Përbën avantazh eksperienca e mëpareshme e punës në pozicione ose industri të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira shitëse, komunikimi dhe prezantimi;
  • Leje drejtimi e kategorisë B;
  • Preferohet njohja e gjuhëve angleze dhe italiane.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top