• Përfaqësues Shitjesh në Showroom

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh në Showroom, për klientin e saj, një kompani lider në sektorin e tregëtise dhe shpërndarjes së materialeve elektrike dhe të ndriçimit.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Informon dhe orienton klientët ose përfaqësuesit e tyre në proçesin e planifikimit dhe zgjedhjes së produkteve dhe ndjek në vazhdimësi proçesin e shitjes;
  • Krijon dhe ruan marrëdhënie të mira dhe afatgjata me klientët e industrisë (arkitektë, inxhinierë, instalatorë, elektricistë, etj.) dhe ruan komunikim të mirë edhe me palët e tjera të përfshira (furnitorë, stafi i magazines, etj.);
  • Përdor programin e kompanisë për të gjurmar ecurinë e çdo porosie, proçesin e punëve të kryera dhe listën e klientëve me të cilët ka ndërvepruar;
  • Suporton agjentët e terrenit në ndjekjen e problematikave të ndryshme me klientët gjatë proçesit të shitjeve;
  • Mirëmban ambientin e Showroom-it;
  • Raporton periodikisht rreth aktivitetit të vet të shitjes.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë universitare (përbejnë avantazh degët inxhinierike);
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në pozicione/industri të ngjashme;
  • Aftësi për të lexuar si duhet modele të ndryshme planimetrish në menyrë që të sigurohet përshtatshmëria midis produkteve të porositura dhe kërkesave të klientit;
  • Aftësi shumë të mira shitëse, komunikimi dhe prezantimi;
  • Përbën avantazh njohja e gjuhëve të huaja (anglisht dhe italisht).

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top