• Menaxher Dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë Menaxher Dyqani pranë dyqanit tonë që ndodhet në qytetin e Tiranës.

Detyrat​

  • Zbatimi me përpikmëri, në kohë dhe cilësi i kërkesave të klientëve.
  • Zbatimi i standarteve të përcaktuara nga shoqëria për paraqitjen dhe vendosjen e mallit në dyqan dhe mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë në të gjithë ambjentet e dyqanit.
  • Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre pranë strukturave drejtuese të shoqërisë.
  • Menaxhimi i vlerave monetare që arkëtohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore të dyqanit.
  • Kujdeset për realizimin e kuotave të shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave të vendosura.
  • Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qëllim zgjidhjen e kërkesave të tyre dhe shmangien e konkurencës nga operatorët e tjerë në treg.
  • Kujdeset për të siguruar disponueshmërinë e materialeve dhe stokun në dyqan.
  • Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshëm i mallrave në dyqan sipas inventarit që ka në ngarkim.
  • Përgatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve në dyqan.
  • Merr në dorëzim mallin që furnizohet dhe menaxhon zbatimin me përpikmëri të rregullave të përcaktuara nga shoqëria për këtë qëllim.
  • Nënshkruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kordinon mbylljen e gjendjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim.
  • Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem.
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe propozon masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara.
  • Planifikon materjalet e punës për t'u blerë (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu bën planifikimin e të gjitha materjaleve që kane të bëjnë me higjenën dhe pastërtinë në dyqan.

Kualifikimet​

  • Të zotërojë diplomë Universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3-vjet në shitjet me shumicë dhe pakicë.
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
  • Njohuritë e gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe mendim analitik
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt.10/04/2024 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: fveizi@itegrup.al
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
 


Apply
Back
Top