Magazinier
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Eksperienca
Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''MareaResort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo),''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Magazinier ne Objekt Ndertimi.
Detyrat
- Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.
- Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
- Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
- Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
- Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
- Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
- Të ketë aftësi të mira të ''Paketës Office'', si edhe të përdorë Programin financiar ''Alpha Business''.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.
- Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier.
- Perben avantazh nese ka eksperience ne reparte prodhimi.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Shënime
OFROJME:- Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
- Mundesi rritje profesionale.
- Mundesi promovimi brenda grupit.
AGIKONS SH.P.K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Email: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë
Apply WhatsApp