Inxhinier Supervizor
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Inxhinier Supervizor".
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.
Detyrat
- Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve;
- Kontrolli dhe Çertifikimi mujor i punimeve te kryera nga nënkontraktorët, baza, norma;
- Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit;
- Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit. Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke u refereruar grafikut te punimeve. Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve;
- Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
- Të krijojë dhe prodhojë një raport teknik (te shoqeruar dhe me foto) të mirë organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit;
- Të menaxhojë çdo ndryshim të punimeve/porosise dhe të kërkoj aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime;
- Të menaxhoj dhe të përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori;
- Të kontrollojë dhe të raportojë për progresin e punimeve;
- Të përcaktojë mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore;
- Të miratojë punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
- Të kryejë kontrolle të vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit; (baza per aktet e kolaudimit);
- Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin;
- Të kontrollojë dhe të miratojë dokumentat e realizuara gjatë ndërtimit të objektit;
- Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Kandidatët preferohen te kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë;
- Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë;
- Avantash kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa;
- Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’’;
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve;
- Preferohet të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane;
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Shënime
Kandidatet e interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit: hr@agikons.comDepartamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp