• Durres, ofroj vend pune Kordinatore salle

Pozicion vakant për profesionin Koordinatore salle – marrëdhënie me pacientin- recepsion.

Koordinatorja/i e sallës duhet të presë pacientin dhe ta drejtojë atë gjatë qëndrimit në klinikë, duke e asistuar në rast nevoje dhe duke e udhëzuar mbi procedurat.
Në rast se je një person i komunikueshëm dhe ke eksperiencë me pritjen / koordinimin e pacientëve, si dhe dëshirë të punosh në një ambjent dinamik dhe profesional, të ftojmë të paraqesësh kandidaturën tënde.
Kërkesat e pozicionit të punës: Kandidatët/tet duhet të kenë përfunduar të paktën ciklin e studimeve Bachelor. Duhet të zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe aftësi kompjuterike.
Do të kenë përparësi ata/o kandidatë/e që kanë eksperiencë në fushën e kërkuar.

Për të shprehur interesin tuaj, lutemi dërgoni një e-mail me subjekt “Kandidaturë për pozicionin Koordinator salle”.

Stafi përgjegjës do të kontakojë të kualifikuarit për intervistë.
Dokumentacioni i detyrueshëm:
- Curriculum Vitae me foto;
- Fotokopje e Diplomës/ave;
- Detajet e kontaktit.

Ju urojmë suksese me aplikimin tuaj.

Email : intermedicafragen@gmail.com
Cel. : +355698077222
 


Apply WhatsApp
Back
Top