• AL, Tiranë oferta pune nga AMC

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
AMC ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata individë te kualifikuar dhe energjikë të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e një mjedisi dinamik dhe shpërblyes. Ne jemi një kompani që rritet me ritme të shpejta që i stimulojmë punonjësit me ambicie profesionale nëpërmjet benefiteve të shumta dhe mundësive për karrierë!

Ne kërkojmë PERFAQËSUES SHITJESH
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:
  • Të kenë diplomë universitare , Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi/Profili Marketing.
  • Të kenë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e Shitjeve/Marketingut.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze , e shkruar dhe e folur.
  • Të kenë njohuri të gjuhës Greke.(Avantazh)
  • Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
  • Të kenë leje per drejtim automjeti
  • Të jenë të gatshëm për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
  • Të kenë njohuri te produkteve dhe shërbimeve të AMC-së.
Ne kërkojmë INXHINIER ELEKTRONIK
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:
  • Të jenë diplomuar në Inxhinieri Elektronike, profili Telekomunikacion me një mesatare mbi 7.
  • Eksperienca e punës në të njëjtin profesion përbën avantazh.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar).
  • Të kenë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
  • Të jenë fleksibël, të adaptueshëm ndaj ndryshimeve të vazhdueshme.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar në grup.
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar me turne apo për të punuar në lartësi.

Ne kërkojmë KOORDINATOR KOMERCIAL
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:
  • Të kenë diplomë universitare në degët Inxhinieri Elektronike, Informatikë ose Fizikë.
  • Të kenë eksperiencë pune në operatorët GSM (preferohet të kenë punuar në Zyrë Ligjore ose në një Departament Teknik)
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze , e shkruar dhe e folur.
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Greke. (avantazh)
  • Të kenë njohuri shumë të mira të paketës MS Office. (Word, Excel,Powerpoint)
  • Të jenë përdorues të mirë të aparateve celularë, PC ose Laptop dhe të jenë të azhornuar me ndryshimet e teknologjisë.
  • Të shfaqin besim në vetvete dhe të jenë bashkëpunues.
  • Të kenë dëshirë dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Të kenë aftesi shumë të mira komunikuese.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
  • Të ruajnë konfidencialitetin.
Ne kërkojmë SPECIALIST MARKETINGU
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:
  • Të kenë diplomë universitare në Ekonomi, profili Marketing.
  • Të kenë të paktën 2 vjet eksperiencë pune.(Preferohet eksperiencë në fushen e marketingut ).
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar).
  • Të kenë njohuri të gjuhës Greke.(Avantazh)
  • Të kenë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
  • Të jenë përdorues të mirë të aparateve celularë, PC ose Laptop dhe të jenë të azhornuar me ndryshimet e teknologjisë.
  • Të shfaqin besim në vetvete dhe të jenë bashkëpunues.
  • Të kenë dëshirë dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Të kenë aftesi shumë të mira komunikuese.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
  • Të ruajnë konfidencialitetin.
Të interesuarit duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet:
Në Internet, adresa www.amc.al
Pranë recepsionit të AMC-së ,në zyrat tona në Laprakë.
Pranë dyqaneve të AMC-së.

Formularin e plotësuar, së bashku me referenca dhe vërtetime për aftësitë dhe eksperiencat e përshkruara në të, mund ta dorëzoni në recepsionin e AMC-së, dyqanet AMC, ose në adresën e-mail human-resources@amc.al

Për cdo informacion, jeni të mirëpritur të kontaktoni, në Nr.04275151.
 


Apply
Back
Top