• Accounting & Reporting Senior Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
EPPC Albania kërkon një Accounting & Reporting Senior Specialist për klientin e saj, kompani lider në fushën e logjistikës dhe transportit.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Kontabilizon dhe kontrollon të gjitha transaksionet financiare sipas IFRS dhe NAS;
  • Mirëmban CoA sipas standardeve lokale dhe të Grupit;
  • Kryen regjistrimin dhe kontrollin e aseteve, postimin e amortizimit si dhe koordinimin e inventarizimit të aseteve;
  • Kryen rakordimin e llogarive bankare, postimin dhe kontrollin për shpenzimet, të ardhurat dhe TVSH-në;
  • Rakordimeve të llogarive të arkëtueshmeve, pagave, llogarive të pagueshme si dhe llogarive të tjera të bilancit;
  • Përgatit dhe poston të dhënat statistikore;
  • Siguron kryerjen me cilësi të lartë dhe në kohë të pasqyrave financiare mujore në përputhje me IFRS për raportimin e grupit;
  • Kryen rishikimin e zërave të bilancit në mënyrë të rregullt;
  • Përgatit pasqyrat financiare për Autoritetet Tatimore në bashkëpunim me auditorin e jashtëm;
  • Është pika kryesore e kontaktit me audituesit e jashtëm gjatë kontrolleve tatimore dhe auditimeve të pasqyrave financiare;
  • Vë në dispozicion informacion dhe raporte të kërkuara nga autoritetet tatimore dhe menaxhimi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universiteti në Financë, dega Kontabilitet;
  • Minimumi 3-5 vite eksperiencë në Kontabilitet dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore; Eksperienca në një kompani ndërkombëtare mund të konsiderohet avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të IFRS, SKK dhe legjislacionit tatimor;
  • Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
  • Njohës i gjuhës angleze-MUST;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës, shumë i organizuar dhe i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top