• Tirane,Me Qera Ndërtes Biznesi, 5-Kate, idelale Call-Center, Zyra-Institucion, Konvikt-Hotel, sip.ndërtuar 2'200m², Qera 3'500€/muaj, ish-Kinostudio/m

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
4 Kinostudio | Porcelan
Tipi
Siperfaqja m²
2200 m²
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
3500
Me Qera: Ndërtes/Godinë e Re 5-katëshe, sipërfaqe truallit 600m[SUP]2[/SUP], njolla ndërtesës 415m[SUP]2[/SUP](kati përdhes), sipërfaqa e ndërtuar mbi 2'200m[SUP]2[/SUP], sip.funksionale hyrëse/rrugë 1200m[SUP]2[/SUP], bashkë me lulishtet për rrethe, në një terren të rrafshët, mjaft e përshtatshme për shkollë të mesme apo profesionale, për spitale dhe laboratorë, për shtëpi/azil të moshuarish, për zyra të kompanive të mëdha, për fasoneri & call-centre, për hotel e konvikt studentësh, për ambjente pune çdo institucioni shtetëror...etj, gjendet në ish-kinostudio/mbrapa Rajonit Policisë Rrugore Tiranë/ tek Magazinat e Tranzitit të Postës Shqiptare.
Zona ish-Kinostudios dhe K.Policise Rrugore: Zona e ish-Kinostudios / Rajonit të Policise Rrugore të Tiranës / Magazinat e Tranzitit të Postës së Tiranës është një ndër zonat e njohura të Tiranës, e cila është vazhdim i zonës QSUT-së, të ish-Shkollës së Bashkuar Ushtarake dhe Zonës Oxhakut. Kjo zonë është e mirë-integrur, gjendet midis dy drejtimeve/akseve kryesore; -drejt zonës së Dajtit dhe -drejtimi tjetër drejt Rrugës së Arbërit / Tufinës. Në këtë zonë kalon një ndër linjat urabane më të njohura të Tiranës, ajo Kombinat-Kinostudio, si dhe aktualisht janë shtuar edhe shumë linja të tjera, si drejt Dajtit, Tufinës, apo edhe qendrës së Tiranës. Në anë të kësaj zone do të kaloj edhe një ndër arteriet-rrugore më të mëdha të Tiranës, që është Unaza e Madhe, e cila vjen nga qendra tregtare TEG/Aksi Autostradës Elbasanit, duke kaluar në Farkë-Shkozë-Kodra Priftit- Instituti Veterinarisë / Fizikës Bërthamore / Zona Freskut Dajt, duke zbritur në anë të zonës së Kinostudios/Komisariatit Policis Rrugore dhe bashkohet me rrugën Myslym Keta (SH 61) / Tufinës drejt zonës së Babrrusë/Lumi Tiranës e Rruga Arbërit. Kjo zonë është mjaft e populluar dhe me shumë ndërtime si ato ekzistuese, por ka edhe shumë pallate/komplekse banimi të reja, si dhe gjenden shumë institucione të qeverisë qendrore, mjaft televizione dhe ofrohen shumë shërbime të ndryshme tregtare.
Pozicioni i Ndërtesës, është në një vend-ndodhje të volitëshëm, në rrugën "Agim Prodani", ngjitur me një kompleks të ri banimi, mbrapa Komisariatit Policisë Rugore Tiranë, pranë Tranzitit të Postës Shqiptare. Shtrirjen/faqet e medhaja ndertesa i ka nga jug-lindja dhe veri-perendimi. Ndërtesa gjendet 200m nga aksi rrugës/linjës së Kinostudios(rruga "Aleksandër Moisiu"), si dhe 1200m nga Qendra Shëndetësore Universitare "Nënë Tereza" /QSUT / Universiteti i Mjeksisë, si dhe 3 km (30min në këmbë) nga qendra e Tiranës. Krahas linjës së kinostudios, ngjitur me ndërtesën, si dhe shumë afër saj do të jetë një pikë hyrje/dalje e Unazës së Madhe, që vjen nga Instituti Fizikës Bërthamore/Higjenës, për në Tufinë-Lumi Tiranës - Ruga e Arbërit, e cila e rritë shumë shkallën e aksesushmërisë dhe shpjetësin e arritshmërisë për në ndërtes. Ndërtesa gjendet, në një terren të rrafshët, por të ngritur, të kulluar, të pastër, të gjelbëruar, nuk ka asnjë ndërtesë të lartë afër, rrihet nga dielli në të gjitha anët, ka pamje relaksuese si afër dhe larg, ku duket mali Dajtit, Malet e Krujës, pllaja Babrrusë/Paskuqani dhe pjesa e poshtëme e Tiranës. Ndërtesa ka një oborrë funksional/shfrytëzimi prej 600m[SUP]2[/SUP] dhe futja në ndërtes realizohet nëpërmjet dy hyrjeve/portave. Perimetri i Ndërtesës bashkë me oborrin është i përcaktuar dhe rrethuar në të gjitha anët.
Ndërtesa/Godina: Projekti inxhinierik i kësaj Godine është Objekt me 5-kate teknik mbi tokë, me themele beton-arme të derdhur, dhe me xokël rrethë 1m lartësi nga njëri krahë. Forma e saj është drejkëndore dhe përmasat e katit përdhesë janë 22m gjatë me 15m e gjërë, ndërsa në 4-katet e tjera përmasat jane më të mëdha 25m me 18m. Kollonat, kapja/lidhja e tyre me njëra-tjetrën dhe arkitrarët jënë beton-arme të derdhur, në gjatësi ndërtesa ka 6-kollona ndërsa në gjërësi ka 4-kollona, në total 24-kollona në çdo kat. Në katin përdhesë mund të futesh/ hyrjet janë në 3-fasadat e ndërtesës, ndërsa në katin e dytë(pari mbi tokë) ngjitesh me shkallë të jashtme nga ana veri-perëndimore e ndërtesës. Për në katet e tjera (nga i 2-ti deri në tarracë) ngjitesh me shkallë të brendëshme(me një ndalesë midis dy kateve). Ndarja, ndërmjet kateve është bërë me capa/panele tulle, me vrima dhe me shufra hekuri në brendësi. Muret e jashtme, në gjitha anët të ndërtesa janë me tullë (25cm), me brime termo dhe fono izoluese, gjithashtu nga ana e jashtme e ndërtesës është realizuar edhe suvatimi me grafiato dhe lyer në ngjyrë gri. Nga brenda ndërtesa, si në çdo kat nuk ka ndarje me mure, si dhe muret anësore janë të pa-suvatuara nga ana brendëshme. Ndërtesa, ka shumë dritare në të gjitha anët, ku në gjërësi dritaret janë pak më të ngusha, ndërsa në fasadat e mëdha kemi dritare me 2-kanate, ato janë prej dur-alumini, dopio-xham. Në të gjitha katet, në brendësi nuk kemi ndarje është hapsirë lisho, por kemi vetëm kollonat.
Tarraca:Në tarracë ngjitesh me shkallë normale si në katet e tjera, ku shkallët janë te mbuluara me një çati për mbrojtje nga shirat. Ndërtesa, lart është e mbuluar me tarracë, e cila është komplet e izoluar, e rrethuar me një paturë-muri prej 70cm, si dhe janë lënë hekurat e kollonave për ndonjë çati të mundëshme. Nga tarraca dhe jo vetëm kemi një pamje shumë çlodhëse, si malin e Dajtit, të Krujës dhe fushat poshtë nga Kamza dhe Tirana.
Gjendja fizike dhe nevojat që ka Ndërtesësa: Ndërtesa si konstruksion paraqitet në gjëndje fizike shumë solide dhe nuk ka asnjë problem në tërësinë e sajë, por investimet e brendëshme dhe disa rifinitura nuk janë kryer akoma. Ndërstesa për të qenë e shfrytëzueshme ka nevoje për investime plotësuese në këto drejtime: -Projektim, instalim dhe përfundimi i të gjitha sistemeve;elektrike, hidraulike, shkarkimit, ajrimit, kondicionimit, ngrohjes, zjarrëfikës etj, pra këto sisteme nevojiten të kryhen tërësisht/komplet të reja. -Shtrimi i dyshemeve, i shkallëve, koridoreve me pllaka etj, ose materiale të tjera sipas nevojave.
-Suvatimi i mureve anësore, të faqes së brendëshme, si dhe tëmureve ndarës, të mundëshme të hapsirave.
- Ndërtimi i kafazit dhe instalimi i ashensorit në njërën faqe/anë të ndërtesës nga themelet deri në tarracë.
-Gjithashtu, vendosja e dyerve të jashtme dhe ato të brendëshme sipas ndarjeve të mundëshme.
Të gjitha investimet njihen nga pronarët dhe kompensohen nga vlera e qerase.
Shfrytëzimi mëparshëm dhe aktual, Nga periudha e ndërtimit në vitin 2018 dhe deri aktualisht, ndërtesa nuk është vënë në shfrytëzim. Aktualisht, Ndërtesa është pa aktivitet, për të cilën kërkohen / thirren investitore për ta përfunduar, zhvilluar dhe vënë në shfrytëzim këtë pronë, duke e lënë me qera.
Cilësit e kësaj prone për shfrytëzim:
Kjo Pronë ka disa avantazhe si: -pozicioni gjeografik i pronës në qytetin e Tiranës dhe në akset/arteriet kryesore, si të Unazës së Madhe dhe Rrugës së Dibrës, Dajtit etj.- madhësia e vetë ndërtesës me 5-kate dhe mundësia e përshtatjes, -mundësit që të ofron ambjenti rrethues dhe oborri shfrytëzimit të saj, -në një mikro-zonë të qetë, pastër, gjelbëruar, me hapsira të bollshme për rrethe, -infrastruktura e përgjithëshme është e kompletuar, në gjëndeje të mirë, -ndodhet në brendësi të qytet, zonë të populluar e të zhvilluar.
Mundësit e shfrytëzimit/destinacionet: Kjo pronë është mjaft e përshtatshme për këto destinacione dhe jo vetëm: -për institucione arsimore/shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, -për shkolla profesionale, -për qendër të formimit dhe trenimit profesional, -për institucione shëndetsore/spitalore dhe laboratore mjeksore/dentare, pasi ka strukturën e ndërtesës, lulishte, në një zonë të populluar, lehtësisht arritëshme, -për institucione/agjensi shtetërore të ç'fardo-lloji, -për aktivitet biznesi(call centre, prodhime fasoni etj), -për zyra dhe ambjente të kompanive të mëdha (sigurimesh, pensionesh, agjensi të punësimit, mbështetjes bujqësisë..etj),-për institucione studimore e kërkimore, -për shtëpi të moshuarish /azil pleqësh, konvikt për studentët(kryesisht të Univeristetit Mjkesisë) qendër për fëmijë, -për Hotel e Restorant, -për qendër sportive / rekreative, etj.
Dokumentacioni juridik: Prona, "Ndërtesa+Lulishte/ i gjithë trualli mbi 600m[SUP]2[/SUP]" është me Çertifikatë Pronësie dhe per qerane mbahet kontrate qeraje.
Jepet me Qera: Ndërtesa bashkë me oborrin/ambjentin për rrethe mbi 600m[SUP]2[/SUP], në gjëndjen që është aktualisht me 3'500 euro €/muaj (përfshire 15% tatim burim). Preferohen aktivitete dhe firma/sipërmarrje afat-gjate mbi 5-vite deri në 20 vjet. Nga pronarët njihet komplet investimi që do të kryrehet nga qeramarrësi dhe do të mbulohet/kompensohet nga qeraja mujore.
Adresa: Në zonën e ish-Kinostudios/ mbrapa Komisariatit Policisë Rrugore/Magazinat Tranzit të Postës Shqiptare, 200m nga stacioni i fundit linjës Kombinat-Kinostudio, 3-km nga qendra Tiranës, ngjitur me Unazën e Madhe(tek Kinostudio) që vjen nga TEG-Shkozë-Kodra Priftit-Instituti Fizikës Bërthamore-Antibiotiku/ Tufine-Lumi Tiranës/Rruga e Arbërit, Tiranë. adgss
Cel: 069'62'81'433 adgss
*****************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact
Back
Top