• Tirane, jepet me qera apartament 4+1 Kati 3, 500 m² 4.000 € (Liqen i Farkes)

Tirane
Location Rruga + Nr.
Liqen i Farkes
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
500 m²
Nr dhoma
4+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
4000
Vilë Super Luksoze me Qira pranë Liqenit të Farkës

Në një nga zonat më elitare dhe të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Farkës, ofrohet për qira kjo vilë super luksoze, e cila kombinon në mënyrë perfekte elegancën, komoditetin dhe privatësinë. Një pronë unike, e projektuar nga arkitekt dhe e mobiluar me standardet më të larta, ideale për familje ose individë që kërkojnë një stil jetese ekskluziv.

Vila është e organizuar në 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me ambiente të menduara në çdo detaj.

Që në hyrje të pronës ju mirëpret një oborr i sistemuar, ku mund të parkohen lehtësisht 2–3 automjete. Ambienti i jashtëm përfshin një pishinë private, të rrethuar me gjelbërim, si dhe një verandë relaksuese, ideale për momente çlodhjeje dhe kohë cilësore me familjen apo miqtë.

Kati nëntokë

* Dhomë gjumi me garderobë të veçuar (walk-in closet)
* Ambient wellness me xhakuzi dhe saunë

Kati përdhe

* Sallon i bollshëm me oxhak
* Kuzhinë e veçuar me tavan xhami, që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje magjepsëse të qiellit me yje gjatë natës
* Tualet për miqtë

E gjithë vila është projektuar nga arkitekt dhe është plotësisht e mobiluar me mobilim premium, duke reflektuar luks, cilësi dhe funksionalitet në çdo ambient.

Kati i dytë

* Dy dhoma gjumi, secila me dalje në ballkon privat
* Një tualet

Kati i tretë

* Studio multifunksionale
* Ambient i dedikuar për lexim ose punë
* Verandë e bollshme me pamje të lirë, që ofron privatësi maksimale, qetësi absolute dhe ajër të pastër

Një nga avantazhet më të mëdha të kësaj prone është se vila nuk ka qenë e banuar më parë, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë të jetë banori i saj i parë.

Çmimi i publikuar është NETO.

ID e Pronës: smart145141
Ka hipoteke: Po

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Liqen i Farkes, Tirane, Shqiperi
Back
Top