• Tirane, jepet me qera apartament 2+1 Kati 6, 200 m² 1.700 €

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
200 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 6
Cmimi Euro
1700
Ofrohet me qira një apartament unik dhe i investuar në çdo detaj, i pozicionuar në katin e 6-të dhe të fundit të një pallati të ri dhe cilësor, shumë pranë Parkut të Madh dhe Liqenit Artificial të Tiranës.

Apartamenti ka një sipërfaqe prej 203 m² dhe ofron hapësira të bollshme, ndriçim natyral dhe pamje të hapura. Ambienti përbëhet nga një sallon i madh bashkë me kuzhinën (100 m²), i mobiluar me shije dhe i pajisur me elektroshtepiake të teknologjisë së fundit. Ka dy dhoma gjumi të mëdha, ku dhoma matrimoniale disponon garderobë dhe tualet privat.

Tualetet janë dy, të dy të bollshëm, me pajisje moderne. Njëri prej tyre është i lidhur drejtpërdrejt me dhomën e gjumit kryesore dhe përfshin sistem dushi me ujvare, kromoterapi dhe sistem audio për një përvojë relaksi.

Apartamenti është i pajisur me sistem ngrohje-ftohje me chiller, sistem ngrohjeje të ujit me energji diellore (solar) dhe sistem dopio filtri për ujin e pijshëm. Perdet janë të telekomanduara, me izolim të plotë në dhomat e gjumit, kuzhinë dhe banjo. Dritat LED blu në të gjithë ambientin ofrojnë një ndriçim të këndshëm gjatë natës.

I gjithë apartamenti ka izolim të plotë termik dhe akustik, si dhe parket antizhurmë në çdo hapësirë. Siguria garantohet nga kamera me ngjyra në portën e hyrjes.

Apartamenti jepet totalisht i mobiluar, me mobilim dhe pajisje të cilësisë së lartë. Ballkonet dhe veranda ofrojnë pamje të hapura dhe qetësi absolute.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutem na kontaktoni.

Cel. : 0686040169
 


Contact WhatsApp
Location information
address
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik, Tirane, Shqiperi
Back
Top