• Tirane, jepet me qera ambjent biznesi Kati 2, 103 m² 1.300 € (Rruga Sitki Cico, prane Bulevardit Zhan D’Ark)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Ministria e jashtme | Brryli
Location Rruga + Nr.
Rruga Sitki Cico, prane Bulevardit Zhan D’Ark
Tipi
ambjent biznesi
Siperfaqja m²
103 m²
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
1300
Qira, Ambient Biznesi, përballë Maternitetit të Ri, 1300 Euro/muaj Neto



Karakteristika të pronës:

• Vendndodhje strategjike: Bulevardi Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri

• Kati: 2

• Sipërfaqe neto: 103 m²

• Organizim: 4 ambiente pune + korridor shpërndarës

• Kuzhinë e kompletuar me lavaman dhe frigorifer

• 1 tualet i rinovuar totalisht me dritare

• 1 ballkon i mbyllur

• Të gjitha ambientet me kondicioner inverter

• Instalime elektrike dhe hidraulike të reja

• Dritare dopio xham dhe dyer të reja

• Fasada xhami me vizibilitet të lartë

• Kamerë sigurie dhe hapje elektrike e derës.

Jepet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës, në Bulevardin Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri.

Ambienti ndodhet në katin e 2-të të një pallati dhe ka hyrje direkte nga pjesa ballore e godinës, duke ofruar akses të lehtë për klientët dhe stafin.

Me një sipërfaqe neto prej 103 m², ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale. Ai përbëhet nga 4 ambiente pune të bollshme, të gjitha të pajisura me kondicioner inverter, një korridor shpërndarës që lidh hapësirat e punës me kuzhinën e kompletuar, si dhe një tualet të rinovuar plotësisht, i cili është i pajisur edhe me dritare për ajrosje natyrale.

Prona është totalisht e rinovuar deri në detaje, duke përfshirë veshje të reja të mureve me rrjetë, patinim dhe lyerje cilësore, instalime të reja elektrike të përshtatura për përdorim biznesi, si dhe instalime të reja hidraulike. Ambienti është i pajisur gjithashtu me pllaka të reja, dyer, dritare dopio xham, ndërsa tualeti është rikonstruktuar së fundmi.

Ambienti disponon depozitë personale 500 litra dhe ka funksionale lidhjen me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në 3 prej ambienteve të punës. Ky funksionalitet është ideal për bizneset si parukeri ose klinika dentare/mjekësore etj., të cilat mund të shfrytëzojnë ambientet e punës të pavarur nga njëri-tjetri.

Kuzhina është funksionale dhe e pajisur me lavaman dhe frigorifer, duke krijuar një hapësirë praktike për përdorim të përditshëm.

Një avantazh i rëndësishëm i kësaj prone është fasada e gjerë me xham, e cila ofron vizibilitet shumë të lartë nga rruga kryesore, duke e bërë ambientin ideal për promovimin dhe reklamimin e biznesit tuaj.

Për siguri dhe komoditet shtesë, ambienti është i pajisur me kamerë në derën kryesore dhe sistem hapjeje elektrike të derës.

Ideale për aktivitete si: klinikë mjekësore, klinikë dentare, laborator, zyrë kontabiliteti, zyrë avokatie, studio konsulence, sallon, qendër estetike, studio make-up apo aktivitete të tjera profesionale.

Për më shumë informacione ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e agjencisë imobiliare.

Cel. : 0692061214
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Rruga Sitki Cico, prane Bulevardit Zhan D’Ark, Tirane, Shqiperi
Back
Top