Jepet me qira apartament 2+1 + post parkimi në Selitë
Në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara për banim në Tiranë, ofrohet për qira një apartament modern 2+1, i pozicionuar në katin e parë të një vile të re me punime cilësore dhe standarde të larta ndërtimi.
Organizimi i pronës:
Sallon i bollshëm dhe i mobiluar me stil modern
Ambient gatimi funksional
2 dhoma gjumi komode
2 tualete
Verandë e këndshme për momente relaksi
Vila ndodhet në një zonë të qetë, me akses të lehtë dhe pranë të gjitha faciliteteve të nevojshme për një jetesë komode.
Apartamenti është i mobiluar me kujdes dhe i pajisur me elektroshtëpiake të markave më të njohura, duke ofruar rehati maksimale për banorët e rinj.
Në çmim përfshihet edhe një post parkimi.
Çmim neto dhe i panegociueshëm.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!