• Gjirokastër, Me Qera, Magazinë/Depo speciale në kat 2, sip. funksionale 600m², Qera 80'000 Leke/muaj, në zonë industriale, midis dy rrugëve; asaj të Zinxhirëve e Baba Qilimi 500m nga aksi rruges nacionale Gjirokastër-Kakavi 1.3km nga Shëtitorja qyetit Gjirokastrës.

Gjirokaster
Tipi
magazine
Siperfaqja m²
600 m²
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
800
Jepet me Qera: Ambjent-Biznesi/Magazinë 2-katëshe, kati i dytë me sipërfaqe neto funksionale 600m2, bashkë me pjesën takuese të shkallëve dhe ashensorit, në zonën industriale midis 2-rrugëve; asaj të "Zinxhirëve" dhe rrugës "Baba Qilimi" 500m nga aksi rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë (SH4/E853), si dhe rrethë 1.3-km nga bulevardi shëtitorja "18 Shtatori" dhe 27-km nga pika kufitare/doganore e Kakavijës dhe rrethë 230-km (3.5-ore me auto) nga Tirana, Gjirokastër.
Zona"Industriale" në Gjirokastër është një zonë e njohura dhe konceptuar si zonë për vendosjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe aktiviteteve të ndryshme prodhuese e tregtare. Kjo është një zonë, e pozicionuar në jug të qytetit, krahu nga drejtimi për në Kakavije, me infrastrukturë të rehabilituar dhe e mirë-integruar me arteriet kryesore dhe kryesisht me aksin e rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Kjo zonë shtrihet buzë rrugës nacionale dhe aktualisht vlersohet si zonë e mirë, si për biznes ashtu edhe për banim, e pastër nga ana ambjentale, me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqsorë. Mikro-zona ku gjendet edhe objekti/prona në shitje është e sistemuar dhe aksesohet nga dy rrugë kryesore ajo e "Zinxhirëve" dhe rruga "Baba Qelimi" me komunikim mes tyre dhe lidhje direkte me aksin e rrugës nacionale. Kjo mikro-zonë krahas shumë ndërtimeve dhe aktiviteteve tregtare ka edhe ndërtesa të tjera që shërbejnë për banim, sidomos në pjesën e ngritur të saj.
"Ambjenti/Magazina/Prona" me Qera: ka një sipërfaqe të përgjithshme të ndërtuar prej 635m2, ndërsa sipërfaqa neto e shfrytëzimit dhe që jepet me qera ajo e katit të dytë është 600m2,në Ndërtesën me 2-kate mbi tokë, me hyrje nga nga jug-lindja dhe veri-perëndimi(anët/faqa më e gjatë e magazines), ku është edhe fasada kryesore. Në Magazinë/Ambjent futesh nga hyrja ballore, ku gjendet edhe nje hapsirë e shkakllëve për në katin e dytë, si dhe vendi i ashensorit. Fasada e "Depos/Magazinës" është nga oborri funksional, që ka "Magazina" përpara, nga ku duken dritaret(rrethë 12-dritare në çdo kat dhe vetëm nga njëra anë) në formë drejt-këndore në lartësi. "Magazina" është me kubaturë të lartë mbi 4m, me dritë dhe ajrosje natyrale, me diell, si dhe lehtësisht e ajrosëshme. Muret anësorë janë të gjëra, me tullë të plotë të suvatuar nga brenda e jashtë, me kollona betoni, si në 4-faqet e ndërtesës dhe në mes të hapsirave dhe të lidhur me arkitrar/element të derdhur beton-arme ( në çdo kat) dhe e mbuluar me element kapriata/sp të derdhura dhe të izoluara nga sipër me katërma etj. Pranë "Magazinës" gjendet transfomatori për trefzarin e rrymës elektrike, si dhe rrjeti i ujit të pishëm.
Përbërja e Forma "Magazinës"/Pronës: "Magazina" Ndërtesa përbëhet nga 2-kate, në formë drejtkëndore, e ngritur mbi një truall(njollë ndërtimit) prej 635m2 ku në çdo kat kemi hapsirën funksionale, me kollona, të cilat janë në mes të gjërësisë, në një linjë dhe përgjatë gjithë gjatësise së hapsirës(rrethë 6-kollona beton-arme). E gjithe ndërtesa si në anësore, në mes të hapsirës funksionale dhe në mbulesë është e ndërtuar me elemente/profile beton-arme(kollonat dhe arkitrarët) të lidhur(bashkuar) me njëra-tjetrën, ndërsa anësoret janë mbyllur me murë-tulle të kuqe, të plotë dhe të suvatuar brenda e jashtë. Hyrja është në mes të gjatësisë së ndërtesës ku kalohet si në katin përdhesë (parë) ashtu edhe me shkallë për në katin e dytë dhe vendi për ashensor(që zënë rrethë 35m2). Në hapsirën e brendëshme funksionale dhe në të dy anët e gjatësisë, së mureve të drejta, gjenden dritaret e ngushta por të larta(12-dritare në çdo anë, total 24-dritare për çdo kat), ndërsa në anët e ngushta nuk kemi dritare. Dyshemeja, si e katit të parë dhe të dytë është prejt betoni, e rrafshët, ndërsa mbulesa e katit të dytë është me elemntë beton-arme të derdhur dhe të mbuluar me shtresa hidro-izoluese. Forma e përgjithshme e "Ambjentit/Magazinës" është drejt-këndore(me përmasa të për-afërta me 12-m gjërësi dhe rrethë 50-m gjatësi, si në katin e parë simetrike edhe kati i dytë, ndërsa lartësia/kubatura është mbi 4m, në të gjithë hapsirën dhe në çdo kat.
Gjendja Fizike e Ndërtesës/Magazinës:Ndërtesa në përgjithësi është mjaft solide dhe e mirë-mbajtur në drejtim të agjentëve atmosferike dhe dëmtimeve të tjera. Soleta është e ribërë kohët e fundit, në drejtim të mbrojtjes nga lagështia dhe shirat. Nga brenda suvaja e mureve dhe dyshemeja janë në gjendje të mirë, ndërsa nga jashtë ka nevoje për riparime të suvasë, si dhe bërjen e dritareve dhe të disa dyerve të brendëshme dhe sistemin e brendshëm të instalimeve elektrike dhe hidraulike.
Cilësit "Pronës/Magazinës": -është konceptuar që në ndërtim dhe me të gjitha standartet për të shërbyer si magazinë(depo) mallrash të ndryshëm, -konstruksioni i saj me element beton-arme e bën atë mjaft solide dhe të sigurtë për çdo lloj aktiviteti, -madhësia(hasira unike e katit të dytë)prej 600m2, përmasat dhe forma e saj, lejojnë zhvillimin e një game të gjërë aktivitetesh, -vend-ndodhja në një zonë të mirëfillt industriale dhe me infrastrukturë të kompletuar, -lehtësirat dhe lirshmëria e aksesit(hyrje-dalje) të çdo llojë mjeti transporti tek "Magazina" dhe lidhja me rrugën nacionale, -me shumë dritë dhe ajrosje natyrale, -hapsira të bollshme funksionale për rrethë ndërtesës etj.
Ambjenti për rrethë "Magazinës":"Magazina/Prona" me qera ka një hapsirë/oborrë funksional në tre anët e saj, ku mund të parkohen dhe kthehen automejet e ndryshme. Gjithashtu ne distanca mbi 20m gjenden ambjente, në të cilat ushtrohen aktivitete të ndryshme si servis makinash, magazina etj. Mikro-zona ku gjendet "Magazina" është e qetë, e pastërt, me mundësi parkimi në ambjent të hapur dhe me rrugë të brendëshme lidhëse.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: "Ambjenti/Prona" është përdorur shumë vite që nga ndërtimi(rrethë viteve 1985-1986), si magazinë tregtare(NTSh-së) për artikuj jo-ushqimore(industriale). Gjithashtu edhe pas vitetve 1990 ka vazhduar të përdorej (shrytëzohej) si magazinë/depo e produkteve të ndryshme. Ka pak kohë (6-7 vite) që nuk po shfrytëzohet dhe aktualisht është bosh dhe e destinuar për me qera ose shitje.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundëshme
: Depoja/Magazina mundëson shfrytëzimin për shumë lloje biznesesh si; -vazhdimin e aktivitetit që ka patur si magazine për produkte të ndryshme ushqimore dhe jo-ushqimore, -si magazinë për ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve të para apo mallrave të ndryshëm, -si magazinë grumbullimi dhe përpunimi të bimëve medicinale dhe etero-vajore, -si punishte fasoni rrobaqepsi apo këpucari, -si punishte për prodhimin e artikujve prej druri, -si punishte për prodhimin e pijeve dhe lëngjeve të ndryshme, -si punishte për prodhimin të artikujve të ndryshme prej hejkuri, duralumini, plastike, letre etj, -si punishte apo shtypshkornjë për prodhimin dhe botimin e librave, revistave, gazetave etj, si magazin pjesësh këmbimi për automjete të ndryshme, -si palestra sportive apo fitnese etj.
Dokumentacioni: "Magazina"/Ambjenti tregtar është me Çertifikat të rregullt Pronësie si Ndërtesa/Magazina dhe për qerane mbahet kontrat qeraje, jepet në çdo moment.
Qeraja Mujore: Jepet me qera me 80'000 Leke/muaj (neto); komplet kati i dytë me sipërfaqe funksionale neto prej 600m2, bashkë me pjesën prej 35m2 të katit parë (hyrja në katin e parë/shkallët dhe vendi ashensorit për në katin e dytë). Gjithashtu ekziston mundësia e marrjes me qera edhe të një pjese të katit të parë por nuk përfshihen në këtë qera.
Adresa: Në zonën Industriale, midis dy rrugëve; asaj të"Zinxhirëve" dhe rrugës "Baba Qilimi", 600m nga aksi rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë(SH4/E853), si dhe rrethë 1.3km nga Blv/Shëtitorja "18 Shtatori", dhe 27km nga pika kufitare/doganore e Kakavijës dhe rrethë 230-km (3.5ore me auto) nga Tirana, Gjirokastër. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
************************************************** *
A&D General Services Studio
(A&D.G.S.S-Imobiliare) Real-Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.Përgjitheshme policise së Shtetit/përball Min.Jashtme, Tiranë
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top