• Elbasan-Bradashes Qera:Ndërtes, 5-Kate, Sip.Truall/Lulishte 7000m²,Sip.Ndërtim 2'550m² Qera5'000euro/muaj, në hyrje Komb.Metalurgjik/300m nga rrethrro

Elbasan
Tipi
Siperfaqja m²
2550 m²
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
5000
Me Qera: Ndërtesë/Godinë 5-katëshe (Ish Instituti i Studimeve Metalurgjike) me sip. trualli funksional të Ndërtesës 864m[SUP]2[/SUP],njollë ndërtimi 540m[SUP]2[/SUP](kati përdhes), sip. e ndërtuar 2'550m[SUP]2[/SUP], sip.trotuari 115m[SUP]2[/SUP], sip.funksionale hyrëse/rrugë 210m[SUP]2[/SUP], bashkë me lulishten/park gjelbëruar prej 6'000m[SUP]2[/SUP], në një terren të rrafshët, mjaft e përshtatshme për shkollë mesme apo profesionale, për spitale/laboratorë, për shtëpi/azil të moshuarish, për hotel, konvikt, për ambjente pune çdo institucioni shtetëror...etj, në hyrje të ish-Kombinatin Metalurgjik/dhe ndërtesës Njësisë Administrative Bradashesh, 300m nga rrethrrotullimi Bradasheshit dhe 3.5km nga hyrja e qytetit Elbasanit dhe 37 km nga Tirana, në Elbasan.
Vendndodhja dhe Zona: Në Bradashesh/Elbasan pranë/hyrjes të ish-Kombinatit Metalurgjik dhe zyrave të Njësisë Administrative Bradashesh, ose 300m nga rrethrrotullimi i rrugëve nacionale me 3-drejtime i Bradasheshit. Nga qyteti i Elbasanit, Ndërtesa/Godina gjendet 3.5 km, ndërsa nga Tirana 37.km dhe me kalim nga Durrësi-74.km drejtimi Peqin-Rrogozhinë, ndërsa me kalim nga Tirana-Durrës 83km. Pozicioni gjeografik është mjaft i përshtatshëm, pranë akseve kryesore të vendit dhe në mes të territorit të vendit, pranë qyteteve të mëdha. Zona/mesi i Shqipërisë është shumë i favorshëm për shumë aktivitete, pasi janë mundësitë për të kapur të gjitha pikat e tjera të vendit nëpërmjet rrugëve automobilistike dhe hekurudhore, si dhe është një zonë e zhvilluar nga ana industriale dhe bujqësore, me popullsi relativisht të lartë dhe me shumë potenciale.
Prona/Ndërtesa është në një pozicion mjaft të volitshëm, në krahun e djathtë të hyrjes në ish-Kombinatin Metalurgjik dhe pranë zyrave të Njësisë Administrative Bradashesh, në afërsi (rreth 50m) të lumit/përroit të Kushes. Mundesitë e aksesit/mbërritjes në pronë janë dy, -direkt nga nga rrethrrotullimi me 3-drejtime i Bradasheshit për 300m gjendesh tek ndërtesa dhe-nga aksi/rruga nacionale Elbasan-Metalurgji. Infrastruktura rrugore eshte e pershtatshme dhe aksesueshme nga çdolloj mjeti i transportit rrugor. Zona ku gjendet prona është zonë industriale dhe rurale, me banim të hershëm, një ndër zonat e zhvilluara aktualisht në drejtim të industrive mekanike e metalurgjike. Mikro-zona është e pastër, gjelberuar, lehtësisht e aksesueshme si nga Tirana dhe nga Elbasani, me infrastrukturë rrugore të zhvilluar, relativisht e mire-sistemuar dhe me frymëmarrje-hapësira të gjëra.
Prona:Ndërtesa/Godina 5-katëshe me Lulishte/Park. është e mbushur dhe rrethuar me pemë të shumë-llojshme e të larta, kryesisht pisha, selvi të larta, rrapa, shelgje...etj, që e bëjnë këtë ambjent të veçantë. Ndërsa në brendësi të Lulishtes/Parkut dhe përreth objektit ka pemë të ndryshme dekorative, pjese për stola dhe rrugica të brendshme për lëvizjen në brendësi dhe për parcelizim e ndarjen në mikro-zona, si dhe sipërfaqe/pjesë të ndryshme me bar të kultivuar në formë tapeti jeshil.
Relievi i Truallit dhe Lulishtes është përgjithësisht i rrafshët/sheshtë, me një pjerrësi të lehtë që mundëson largimin e ujërave sipërfaqësorë. Trualli është kryesisht tokë e punueshme dhe e qëndrueshme, në të mund të mbillen dhe rriten/kultivohen çdo lloje peme dhe bimësh të ndryshme.
Perimetri i Pronës (Ndërtesa bashkë me Lulishten/Park) është i rrethuar në të gjithë gjatësinë e saj (të sipërfaqes prej 7'000m[SUP]2 [/SUP]) me kangjella/hekur, me një lartësi deri në 2.3m nga niveli i tokës. Mundësitë e futjes në këtë pronë të rrethuar janë në 4-drejtime/porta hyrëse, si me mjete-automobilistike dhe në këmbë.
Sipërfaqa totale Pronës(trualli Ndërtesës dhe Lulishtes/Parkut)-është 7'000m[SUP]2[/SUP] dhe nga kjo 864m[SUP]2[/SUP] është pjesa e Ndërtesës/Godinës(si tokë/truall-njolla e ndërtimit dhe pjesa funksionale e ndërtesës). Ndërsa pjesa tjetër mbi 6000m[SUP]2[/SUP] është edhe kjo tokë/truall, por Lulishte/Park bashkë me rrugicat e brendshme të pronës.
Ndërtesa/Godina:Objekti është Godinë me 5-kate teknik mbi tokë, me themele dhe me xogël me gurë mbi tokë, muret (trashësi nga 38cm,25cm&12cm) me tulla të bardha/silikate, ndërsa ndarjet e brendshme me mur tulle të plotë/kuqe dhe me ndarje mes kateve me brez hekur/beton-arme dhe soletë qeramike të armuar, dyer dritare druri, e suvatuar nga brenda, ndërsa nga jashtë pa suvatuar, dyshemetë me pllaka zakonshme graniti, ndërtim i viteve 1973-1975. Projekti inxhinierik i kësaj Godine ka qenë për të shërbyer si institucion kërkimor; zyra projektimi dhe studimi, laboratore, bibliotekë, salla projektesh, magazinë...etj. Të gjitha shërbimet dhe rrjetet e ujit, dritave, shkarkime, infrastrukturat e tjera kanë qenë të mirë-studiuara e të lidhura me tërë zonën dhe të Kombinatit Metalurgjik.
-Objekti/Ndërtesa është e konceptuar me 2-krahë/anë/seksione simetrike të lidhura me njëra tjetrën, që kanë një hyrje, hollet e përbashkët në çdo kat dhe shkallët/kafazi i tryre i përbashkët, por seksionet /anët pak të spostuara në linjen e plan-vendosjes. Pozicioni i ndërtesës është me shtrirje nga veri/lindja(pamje nga ullishtja dhe qyteti Elbasanit) dhe nga jug/perëndimi(pamje nga lumi Shkumbinë/Metalurgjia).
Hyrja kryesore dhe pjesa ballore e Ndërtesës është nga jug/perëndimi(pamje nga lulishtja/parku pjesë e kësaj prone). Ndërkohe ka edhe disa mundësi të tjera për futjen në Ndërtesë dhe Lulishte, si nga ana veri/lindore(përroi Kushes) ku është një rrugë e gjërë,e cila del edhe tek rrethrrotullimi Bradasheshit dhe që mundëson 3-pozicione aksesi/futje, por ka edhe një tjetër nga porta kryesore e Kombinatit Metalurgjik përmes Lulishtes.
-Kati i parë/përdhes i Ndërtesës është me sipërfaqe prej 540m[SUP]2[/SUP], + 115m[SUP]2[/SUP] trotuare dhe verande, që çon në 655m[SUP]2[/SUP] sipërfaqen e njollës së ndërtimit. Ndërkohë vetë Godina ka edhe sipërfaqen funksionale të rrugëve hyrëse dhe dalëse prej 210m2, duke e çuar sipërfaqen totale të truallit të Ndërtesës në 864m[SUP]2[/SUP].
-Ndërsa 4-katet tip (nga 2-5-të) e tjera janë me nga 504m[SUP]2[/SUP] kati, që shkon në 2'016m[SUP]2[/SUP] dhe në total e gjithe sipërfaqe e ndërtuar shkon në 2'556m[SUP]2[/SUP].
-Drita dhe ajrosja natyrale:Ndërtesa ka shumë dritë natyrale, jo vetëm nga pozicioni që nuk ka ndërtesa të tjera që të pengojne dritën dhe ajrosjen natyrale, por rrihet nga dielli në të gjitha faqet e saj, si dhe ajrosja është e mundur në disa drejtime. Në brendësi drita natyrale dhe ajrosja mundësohet nga 130 dritare të mëdha(120 x160cm), të cilat gjenden në të 4-tër anët e ndërtesës.
-Shkallët,holli dhe koridoret e brendshme:-Shkallët fillojnë nga kati parë (përdhes)në brendësi dhe ngjiten deri në katin e 5-të, në formë spirale, me nga një sheshpushim para se të ngjitesh në hollin e çdo kati. Shkallët janë të gjëra (mbi 2m), me dritë natyrale (3-dritare në çdo holl dhe shesh-pushim të shkallëve të çdo kati). Në mesin e spiraleve të shkallëve (përmasa 2.5 x 2.5m) gjendet një hapësirë e përshtatshme për të instaluar një ashensor, ndërkohe ka edhe 3-mundësi të tjera për të instaluar ashensorë në tërë ndërtesën.
-Holli duke filluar nga kati i parë, e në çdo kat-deri tek i 5-sti është mjaft i bollshëm (mbi 3m gjërë dhe mbi 12m gjatë), me dritë natyrale (me nga 2-dritare në çdo ekstrem të hollit). -Nga hollet, kalohet në koridoret e brendshme, ku çdo kat ka nga dy koridore në drejtime/anë të ndryshme por simetrike ashtu siç është edhe e gjithë ndërtesa. Koridoret janë të gjëra mbi 2m dhe të ndriçuara nga një dritare e madhe në fund të koridorit, ndërsa në të dy anët e koridorit gjenden dyert e dhomave, ndarjeve.
-Dhomat & Sallat:Gjenden në të dy anët e koridoreve, të çdo kati dhe ato janë me përmasa të ndryshme që variojne nga 25m[SUP]2 [/SUP]deri në 60m[SUP]2[/SUP], por ekziston edhe mundësia e lëvizjes së mureve ndarës midis dhomave për ti zmadhuar apo zvogëluar ato.
-Tarraca:Ndërtesa është e mbuluar me tarracë, e cila në vitin e fundit është ribërë komplet me materiale hidro-izoluese për të mbrojtur tëgjithë ndërtesën nga shirat dhe lagështia.
-Gjendja fizike Ndërtesës dhe Lulishtes/Parkut, nevojat për rinovim: Ndërtesa si konstruksion paraqitet në gjëndje fizike shumë solide dhe nuk ka asnjë plasaritje apo çedim në tërësinë e saj, por situata dhe gjendja e brendshme e suvasë është për tu rinovuar komplet (për të cilën është filluar ne rrëzimin e suvasë së vjetër), si dhe domosdoshmëria e ndërrimit e të gjitha sistemeve të instalimeve elektrike, hidraulike, shkarkimit, kondicionimit, ajrimit, ngrohjes, zjarrëfikës..etj, pra keto sisteme nevojiten komplet nga e para/të reja, pasi ekzistueset janë amortizuar tërësisht.
Gjithashtu, për tu ndërruar dhe vendosur komplet të reja janë edhe dyert dhe e dritaret në të gjithë ndërtesën.Ndërsa gjëndja e shkallëve të brendshme paraqitet shumë e mirë(prej graniti),të pa dëmtuara e solide, ndërsa gjëndja e pllakave në koridore dhe dhoma, ndonëse të pa dëmtuara janë të tipit të vjetër dhe duhen zëvendësuar me të reja.
Gjëndja e Lulishtes/Parkut prej mbi 6000m[SUP]2[/SUP], paraqitet relativisht e mirë, e pa zënë me objekte të tjera, është vetëm me pemë të larta, përgjithësi të sistemuara, ndonëse ka nevojë për disa krasitje dhe rrallime, si dhe duhen bërë pastrime nga ferrat e mbetjet e degëve, dhe mirëmbajtur barin jeshil.
Shfrytëzimi mëparshëm dhe aktual, Nga periudha e ndërtimit në vitin 1975 dhe deri në vitin 2010 kjo pronë (Ndërtesa dhe Lulishtja) ka qenë në administrim të Ministrisë së Industrisë & Energjisë dhe gjithmonë ka shërbyer si institucion kërkimor-shkencor dhe njohur me emrin Instituti i Studimeme Metalurgjike, duke qenë në shërbim të Kombinatit Metalurgjik Elbasan dhe jo vetëm. Pas procesit të privatizimit e gjithë hapësira Lulishtja(trualli) bashkë me Ndërtesën kaluan në pronësi të zotërve të truallit, të cilët blenë edhe objektin mbi truall. Pas privatizimit nga ana e pronarëve janë bërë investime në: ribërjen e tarracës komplet për mbrojtjen nga shirat, si dhe është bërë rrethimi i gjithë perimetrit të pronës, ndërkohe po punohet për rrëzimin/heqjen e të gjithë suvasë vjetër. Aktualisht, Ndërtesa dhe Lulishtja janë pa aktivitet, për të cilën kërkohen/thirren investitore për ta zhvilluar këtë pronë, duke ju a lënë me Qera.
Cilësit e kësaj prone për përdorim/shfrytëzim:
Kjo Prone ka disa avantazhe krahasuese si:
-pozicioni gjeografik i pronës në mesin e Shqipërisë dhe në akset/arteriet kryesore të vendit me kryeqytetit dhe qytetet e mëdha,
-kapaciteti(sipërfaqe e ndërtuar) i madh i ndërtesës, i shoqëruar me sipërfaqe Lulishte gjithashtu,
-mundësitë për pështatje që të ofron ndërtesa dhe ambjenti rrethues,
-mundësitë që të ofron Lulishtja/Parku për të ndërtuar në të edhe pishine, fusha sportive etj.
-e projektuar dhe ndërtuar në harmoni dhe lidhje me të gjitha ambjentet e tjera rrethuese,
-është në një terren mjaft të mirë, rrafshët me pak pjerrësi, pranë përroit "Kushes" dhe i gjelbëruar/pyllëzuar me pemë të larta,
-infrastruktura e përgjithshme është e kompletuar dhe në gjëndje të mirë,
-ndodhet në qytet dhe zonë me industri mekanike të zhvilluar,
-ndodhet në një zonë/qytet të populluar dhe të lidhur me qytetet e tjera,etj.

Mundësit e shfrytëzimit/destinacionet: Kjo pronë është mjaft e përshtatshme për këto destinacion dhe jo vetëm: -për institucione arsimore/shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, -për shkolla profesionale/ zanate të fushës së industrisë mekanike dhe ndërtimit, pasi ka një industri të tillë pranë, -për qendër të formimit dhe trainimit profesional, -për institucione shëndetësore/spitalore dhe laboratore mjeksore/ dentare, pasi ka strukturën e ndërtesës, lulishten e madhe dhe në një zonë të populluar dhe lehtësisht e arritshme jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga Tirana e qytete të tjera, -për institucione/agjensi shtetërore të çfarëdolloji, -për aktivitet biznesi (call centre, prodhime fasoni etj), -për zyra dhe ambjente të kompanive të mëdha (sigurimesh, pensionesh, agjensi të punësimit, mbështetjes bujqësisë..etj), -për institucione studimore e kërkimore, -për shtëpi të moshuarish/azil pleqësh, qendër për fëmijë, -për Hotel e Restorant,-për qendër sportive/rekreative, etj.
Dokumentacioni e statusi juridik: Prona,"Ndërtesa+Lulishte/Park/gjithë trualli prej 7000m[SUP]2[/SUP]" është me Çertifikatë Pronësie, dhe per qerane mbahet kontrat qeraje.
Jepet me Qera:Ndërtesa bashkë me Truallin/Parkun prej 7000m[SUP]2[/SUP],në gjëndjen që është aktualisht me 5'000euro në muaj, Preferohen aktivitete dhe firma/sipermarrje afat-gjate mbi 5-vite deri në 20 vjet.
Adresa:Në hyrje për në ish-Kombinatin Metalurgjik/ dhe ndërtesës Njësisë Administrative Bradashesh, 300m nga rrethrrotullimi Bradasheshit dhe 3.5km nga hyrja e qytetit Elbasanit dhe 37 km nga Tirana, në Elbasanë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
************************************************** ***
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top