• Durres, jepet me qera ambjent biznesi Kati 2, 444 m² 3.500 € (Rruga Luice Miloti)

Durres
Location Rruga + Nr.
Rruga Luice Miloti
Tipi
ambjent biznesi
Siperfaqja m²
444 m²
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
3500
Jepet me qira Objekt biznesi 2 kate Restorant + Hotel, Durres ︱Rruga Kombetare Kombinat – Plepa, 3500 Euro/muaj

Jepet me qira një objekt biznesi i përshtatshëm për aktivitet restoranti, hoteli apo funksione të ngjashme, me sipërfaqe totale ndërtimi 444 m² dhe sipërfaqe trualli 500 m², i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Rrugës Kombëtare Kombinat–Plepa, në Pjezë, Shijak.

Objekti është ndërtuar në vitin 2019 dhe ndodhet në një ambient të gjelbëruar, të qetë dhe mjaft të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve dhe sherbimeve turistike. Vendndodhja ofron akses të shpejtë si me Tiranën, ashtu edhe me Durrësin.

🔹
Kati i parë – 203 m²

I gatshëm për përdorim si restorant dhe bar-kafe, totalisht i mobiluar

Përbërja:
– Ambient i brendshëm openspace
– Verandë e bollshme
– Kuzhinë profesionale e kompletuar me pajisje të importuara nga Italia
– Furrë druri funksionale
– Banak i posatshem për pica
– Frigoriferë, grill, pajisje të ndryshme gatimi
– 2 tualete
– Garazh i mbyllur në pjesën anësore të ndërtesës që mund të përdoret dhe si magazinë
– Oborr i gjerë / parkim

Oborri mund të shfrytëzohet si ambient shtesë për restorant/café ose si parkim me kapacitet minimalisht 50 vende.

Kati i dytë – 241 m² (bruto)

I konceptuar për funksion hotelerie, i ndarë në:
– 5 dhoma, prej të cilave 3 me ballkon
– Ambient i papërfunduar (pa pllaka/parket), duke i lënë qiramarrësit mundësinë të personalizojë sipas dëshirës dhe stilit të biznesit

Përmbledhje e avantazheve
  • Vendndodhje strategjike në aksin Tiranë–Durrës, ideale për investime afatgjata
  • Objekt i ri, me standarde teknike cilësore dhe mirëmbajtje të vazhdueshme
  • Potencial i jashtëzakonshëm për zhvillim në: agroturizëm, restorant, boutique hotel, B&B apo qendër eventesh
  • I rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësi absolute, larg zhurmës urbane
  • Sipërfaqe e dedikuar për parkim në volum të madh

Cel. : 0692096050
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Rruga Luice Miloti, Durres, Shqiperi
Back
Top