ZYRE KONTABILITETI..

Emri i Subjektit
zyre kontabiliteti
Rubrika | fusha e aktivitetit
Konsulence
Specifikat/Specializimi
Zyra jonë është prezente në tregun shqiptar që prej vitit 2022. Me një staf dinamik dhe të specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore, financiare dhe fiskale, kabineti ynë ka arritur të fitojë besimin e një portofoli të konsiderueshëm klientësh, lider në fusha të tilla si Sigurimet, Energjitika, Tregti me shumicë, Kulinari, Institucione Financiare, Ndërtim, Pasuritë e Paluajtshme, Marketing etj. Misioni ynë është ofrimi i shërbimeve profesionale në fushat tona të kompetencës, në mënyrë që klientët tanë të fokusohen ekskluzivisht në atë që ata dinë të bëjnë më mirë, në aktivitetin e tyre tregtar.

Ekspertiza jonë konsiston në ofrimin e shërbimeve kryesore, por pa u kufizuar, të tilla si:
· Kontabiliteti dhe hartimi i pasqyrave financiare;
· Konsulencë mbi përmirësimin e rritjen e aktivitetit tuaj;
· Hartimi dhe Deklarimi elektronik:
- Libra të Shitjes dhe të Blerjes;
- Listëpagesave për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore;
- FDPTVSH;
- Tatimit në Burim etj;
· Hartimi i Listëpagesave të Pagave Neto,Formularëve të pagave për në Bankë;
· Plotësimi dhe Depozitimi i Urdhër Pagesave në Bankë për Taksat dhe Pagat;
· Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për Inspektoriatin Shtetëror të Punës sipas legjislacionin përkatës;
· Konsulencë për legjislacionin tatimor, doganor, taksat vendor, legjislacionin tregtar etj.
· Përfaqësim në mardhëniet me Administratën Tatimore
Celular/Mobil
+355 68 840 98 58
Telefon
+355 68 840 98 58
Shteti
Shqipëri
Qyteti
Tiranë
Adresa
Bulevardi Zogu I Pare
Kodi postal
1001
Back
Top