Që nga themelimi i saj, firma është zotëruar nga familja Tufina. Për ne, fillimi ishte ora e Tiranës, orët me kasë të gjatë, orët e xhepit dhe në vijim orët luksoze të dorës për meshkuj. Përgjatë gjeneratave me përkushtim dhe vështirësi, familja jonë numëron 35 orëndreqës. Në shekullin e fundit Tufina ka krijuar partneritete me disa nga firmat më të njohura të prodhimit të orëve në Europë, ndërkohë që në këtë shekull funksionojmë si një kompani e fortë dhe e pavarur. Në një botë progresive dhe homogjene si kjo e sotmja, ku çdo prodhues kërkon së pari dhe mbi të gjitha të përcaktojë dhe të ngrejë identitetin e vet, Tufina ka mbetur e vërtetë ndaj origjinës së saj dhe vlerat e mbartura gjatë viteve.