Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor i përgjithshëm (EPC).
Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.
Progeen ka kryer me sukses projekte ndërtimi në rolin e investitorit si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS. Gjithashtu ka kryer dhe ka në proces projekte me çelësa në dorë për shoqëri ndërkombëtare si UNDP, Eagle Hills International, Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Momentalisht Progeen është duke zhvilluar projekte ndërtimi si investitor me sipërfaqe të përgjithshme 123,677 m2 dhe gjithashtu disa projekte të tjera ndërtimi civil dhe infrastrukturor në rolin e kontraktorit në sipërfaqe totale prej 71,307 m2.