You are using an out of date browser. It may not display this or other websites correctly. You should upgrade or use an alternative browser.
Otorino Clinic
Company logo
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Pozicioni: Agjent për Turizëm Mjekësor (OLR) dhe Aparate Dëgjimi Vendi i punës: Otorino Clinic Durres Orari i punës: Fleksibël Afati për aplikim: 31.07.2025
Përshkrimi i punës:
TOtorino Clinic është në kërkim të një agjenti dinamik dhe të motivuar për të promovuar dhe menaxhuar shërbimet e turizmit mjekësor ( veçanërisht Otorinolaringologji - OLR ) si dhe shitjen dhe promovimin e aparateve të dëgjimit. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në bashkëpunim me klinika partnere dhe pacientë vendas apo të huaj për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe profesionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Promovimi i shërbimeve të turizmit mjekësor (në veçanti OLR)
Konsulencë dhe shitje të aparateve të dëgjimit
Ndërveprim me klientë/pacientë potencialë dhe ndjekja e nevojave të tyre
Bashkëpunim me profesionistë shëndetësorë dhe klinika partnere
Mbështetje në organizimin e udhëtimeve mjekësore për pacientët
Ndjekja e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja
Kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme në shitje, marketing shëndetësor ose turizëm mjekësor (përbën avantazh)
Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale
Njohuri të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me iniciativë
Njohuri bazë mbi shërbimet OLR dhe aparatet e dëgjimit përbëjnë përparësi
Ne ofrojmë:
Pagesë konkurruese + bonuse për performancë
Trajnime profesionale
Mundësi për zhvillim në një sektor në rritje
Aplikimet dërgohen në: otorino.clinicdurres@gmail.com Për më shumë informacion: 0694450444
Mjek ORL & Aparate DËGJIMI Profesionale
Në Klinikën Otorino, ofrojmë shërbime të specializuara për kujdesin e veshëve, hundës, fytit dhe protezimin, programimin e Aparateve të Dëgjimit Profesionale.