𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿 𝗧𝗿𝗮𝗱𝗲 & 𝗗𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗯𝘂𝘁𝗶𝗼𝗻 është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, që prej vitit 1992, me seli në Tiranë. Prej më shumë se 30 vitesh, kompania sjell te konsumatorët shqiptarë marka të njohura ndërkombëtare, duke ndërtuar një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në treg.
E specializuar në 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗷𝗲, 𝗺𝗮𝗿𝗸𝗲𝘁𝗶𝗻𝗴 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗲, Inter Trade & Distribution menaxhon një portofol të gjerë produktesh ushqimore dhe jo-ushqimore, duke garantuar prani të vazhdueshme dhe performancë të lartë të markave që përfaqëson. Përmes një rrjeti shpërndarjeje kapilar, kompania arrin drejtpërdrejt konsumatorin final në të gjithë Shqipërinë, në çdo kanal shitjeje.
Portofoli përfshin disa nga markat më të fuqishme globale, si Ferrero (Kinder, Nutella, Raffaello, Tic Tac), Haribo, Casalini (Midi, Lazzaroni), Panda, Sarantis Group (Bioten, BU, STR8, Carroten, Fino), Saponia (Bioaktiv, Ornel, Likvi), Wilkinson dhe Toshiba. Këto partneritete afatgjata reflektojnë besimin dhe ekspertizën e kompanisë në zhvillimin e markave në tregun lokal.
Vlerat e Inter Trade & Distribution ndërtohet mbi produkte cilësore, çmime konkurruese, shërbim profesional dhe besueshmëri të qëndrueshme.
Suksesi i kompanisë mbështetet në 𝘀𝘁𝗮𝗳𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿, 𝗶𝗻𝗳𝗿𝗮𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗲𝗻 𝗺𝗼𝗱𝗲𝗿𝗻𝗲 𝘁𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗲𝘀, 𝗸𝗮𝗽𝗮𝗰𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲 𝗺𝗲 𝗺𝗮𝗿𝗸𝗮 𝗹𝗶𝗱𝗲𝗿. Me një vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit, Inter Trade & Distribution vazhdon të jetë një referencë kryesore në sektorin FMCG në Shqipëri.