“Fundjavë Ndryshe” është fondacioni më i madh në Shqipëri, me fokus veprimtarinë humanitare. Misioni i “Fundjavë Ndryshe” është lufta kundër varfërisë, një luftë që në themel të saj ka zhvillimin e shoqërisë. “Fundjavë Ndryshe” e ka orientuar veprimtarinë e saj në integrimin social të individit në shoqëri, duke kaluar së pari përmes etapave të mbështetjes ekonomike, shëndetësore e psikologjike. I organizuar përmes një strukture të detajuar, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” aplikon krijimin dhe realizimin e programeve humanitare në dimensione të ndryshme të shoqërisë shqiptare.