Eno T.D Shpk, e themeluar në vitin 2006, është një kompani lidere në tregun shqiptar që specializohet në shitjen e gomave të reja dhe të përdorura, si dhe në rregjenerimin e gomave për kamionë dhe furgonë. Me një ekip prej mbi 35 profesionistësh të kualifikuar, ne mbajmë me krenari 60–70% të pjesës së tregut kombëtar.
Bashkëpunojmë me disa nga prodhuesit më të njohur të gomave në botë dhe punojmë ngushtë me kompani të mëdha në mbarë Shqipërinë. Me pesë pika operative në gjithë vendin, Eno T.D është e përkushtuar të ofrojë një shërbim të shpejtë dhe cilësor, duke zgjeruar vazhdimisht mundësitë e zgjedhjes për klientët tanë, përmes markave të reja dhe atyre të konsoliduara në treg.