Avokat Alban Duraj

Avokati Alban Duraj është një profesionist i kualifikuar dhe i angazhuar në fushën e drejtësisë dhe administratës, me një përvojë të gjerë dhe një arsim të shkëlqyer. Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në vitet 2005–2009 dhe më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në fushën administrative, duke fituar titullin “Post Master në Shkenca Administrative” në vitet 2009–2011. Aktualisht, ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në fushën e studimeve evropiane në Universitetin e Tiranës. Duraj është licencuar si avokat nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe si ndërmjetës për zgjidhjen e konflikteve nga Ministria e Drejtësisë. Në 1 Gusht 2011, ai themeloi dhe drejtoi "Duraj Law Firm", një zyrë e specializuar në avokaturë dhe ndërmjetësim.

Për një periudhë të caktuar, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si Drejtori Juridik, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe si Drejtori Ekzekutiv pranë Qendrës “KLINIKA LIGJORE WISDOM”. Përveç përvojës profesionale, Alban Duraj ka kontribuar gjithashtu në fushën akademike si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “WISDOM” dhe ka qenë angazhuar si ekspert ligjor në projekte të financuara nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka botuar dhe mbajtur konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe flet rrjedhshëm gjuhën angleze.
Location
Tirana - Albania
Emri i Subjektit
Avokat Alban Duraj
Rubrika | fusha e aktivitetit
Sherbime juridike
Specifikat/Specializimi
Avokat
Celular/Mobil
+355692737706
Telefon
+355692737706
Shteti
Shqipëri
Qyteti
Tiranë
Back
Top