"Alko Impex Construction" shpk, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar më datë 16 prill 2009. Fillimisht, objekti i saj i aktivitetit përfshinte ndërtimet civile dhe industriale, si dhe menaxhimin e projekteve në sektorin e hoteli-turizmit. Me kalimin e kohës, kompania ka zgjeruar ndjeshëm fushën e veprimtarisë së saj duke u angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh.
Ne, përqafojmë një filozofi menaxheriale të konsoliduar duke i konsideruar njerëzit si asetet tona kryesore dhe duke punuar vazhdimisht për të ruajtur nivelin më të lartë të komunikimit. Ekipi ynë i menaxhimit është i orientuar drejt së ardhmes duke garantuar një planifikim stradegjik dhe implementimin cilësor të projekteve.
Përkushtimi ynë ndaj standarteve më të larta të cilësisë dhe inovacionit na pozicionon si një aktor i rëndësishëm në tregun e ndërtimit dhe infrastrukturës.
- Emri i Subjektit
-
Alko Impex Construction
- Rubrika | fusha e aktivitetit
-
Ndertim
- Specifikat/Specializimi
-
1. Ndërtimin e autostradave, rrugëve, aeroporteve dhe objekteve sportive.
2. Ndërtimin e objekteve me stacione pompimi, ujësjellësa e kanalizime
3. Ndërtimin dhe ngritjen e ndërtesave arkitekturore dhe veprave të artit, prishja dhe zbërthimi i objekteve, ndërtimit në terren.
4. Shërbime hotelerie dhe aktivitete të tjera ndihmëse të tij.
5. Punime të tjera të specializuara të ndërtimit, vendosjen e instalimeve të kanalizimeve të ndryshme.
6. Punime elektrike dhe hidroteknike, punime gjeodezike, punime vegjetative dhe vlerësime të ndikimit në mjedis.
7. Grumbullimin, pastrimin e mbetjeve urbane, grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e skrapit.
8. Pastrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, sistemim-gjelbërim, shërbime lavanderie dhe dezinfektimi.
9. Kryerjen e seleksionimit të mbetjeve të ndryshme dhe mirëmbajtjen rutinë dimërore të rrugëve.
10. Thyerjen e gurit, dhënien e formës dhe finicionit.
11. Shfrytëzimin dhe përpunimin e mineraleve të ndryshme, hapjen dhe shfrytëzimin e karrierave lumore dhe malore, prodhimin e inerteve.
12. Zhvillimin dhe ndërtimin në sektorin e energjisë, përfshirë projektimin, ndërtimin, financimin dhe shfrytëzimin e veprave të ndryshme në fushën e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet veprave të ndryshme si hidrocentrale, impiante fotovoltaike, turbina eolike etj., dhe të çdo lloj ndërtimi në sektorin e energjetikës, etc...
- Telefon
-
0683060029
- Shteti
-
Shqipëri
- Qyteti
-
Tiranë
- Adresa
-
Njesia Bashkiake Nr. 9, Rruga "Asim Vokshi", Alb building 2t, kati i 2
- NIPT
-
K91628013D
- Kodi postal
-
1057