03.02.2023, 11:27
STRASBURG DHE ZYRIH
NISJA 12 MARS CMIMI 349 EURO
DETAJET E TURITDita e Parė: Nisja nė orėn 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes sė veprimeve doganore kufitare nė Muriqan, vazhdimi i udhėtimit gjatė rivieres sė Malit tė Zi. Do tė bėhet njė kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do tė kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit pėr nė Zagreb. Gjatė pasdites mbėrritje nė Zagreb. Guidė e shkurtėr e Zagrebit. Sistemimi nė Hotel.
Dita e Dytė: Mėngjesi nė Hotel. Nisja nė mėngjes herėt pėr nė Ljubljanė. Ndalesė e shkurtėr nė Ljubljanė pėr rreth 2 orė, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike tė tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatės, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhėtimit nė territorin Austriak. Mbėrritja nė Salzburg. Vizitė e shkurtėr pėr 1h 30' nė Salzburg ku do tė shikohen: shtėpia ku ėshtė lindur dhe rritur kompozitori i famshėm austriak Mozart, Opera e qytetit tė Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja pėr nė Mynih. Mbėrritja nė Mynih. Sistemimi nė Hotel.
Dita e Tretė: Mėngjesi nė Hotel. Gjatė paradites, vizitė panoramike nė pikat turistike mė tė bukura tė Mynihut, si: shtėpia e birres ose Hofbrauhausi i famshėm, Teatri Kombėtar, Pallati Mbretėror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartė. Nisja nė oren 12:30 nga Mynih me autobus pėr nė Shtutgart. Ndalesa tė shkurtra gjatė udhėtimit. Mbėrritja nė Shtutgart. Vizitė nė Shtutgart, ku vizitohen: Kėshtjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisė sė Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kėshtjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartėsi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje nė Hotel.
Dita e Katėrt: Mėngjesi nė hotel. Nisja pėr nė Karlsruhes. Udhėtimi zgjat rreth 1 orė e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencė e Dukėve tė Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidėn e vjetėr, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukė Ludwig, Kisha Katolike Shėn Stefan dhe Sheshi i Tė Drejtave Themelore. Nisja pėr nė nė Baden - Baden, i ndodhur nė brigjet e lumit Oos,i njohur pėr banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera mė e madhe nė Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Pasdite, Vizitė nė Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzė lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtėpia tregtare e shekullit 15-tė, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France, Xhamia mė e madhe nė Francė, pėruruar mė 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Sistemim dhe Fjetje nė Hotel.
Dita e Pestė: Mėngjesi nė Hotel. Nisja pėr nė Colmar. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogėl, pėrgjatė kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shėn Martin, Shtėpa e Gardės sė vjetėr ushtarake, Shtėpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhėtimi pėr nė Mulhouse. Udhėtimi zgjat 1 orė. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi nė Bazel. Shėtitje panoramike nė qytet, kalohet mbi urėn Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe pėrshkon qytetin mes pėr mes. Ndalesė afėr Muzeut tė Artit nė qytet nga ku fillon vizita, e cila bėhet nė kėmbė pėr tė vizituar qytetin e vjetėr mesjetar tė Bazelit, Katedralen e shek. 11-tė, e cila quhet Münster dhe sheshin qėndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Vazhdon udhėtimi pėr nė Zyrih. Vizitė e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas sė qytetit. Shėtitje nė kėmbė duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe nė Bulevardin mė tė njohur tė qytetit, nė rrugėn tregtare Bahnhofstasse. Sistemimi dhe Fjetje nė hotel.
Dita e Gjashtė: Mėngjesi nė Hotel. Nisja pėr nė Liechtenstein. ku qėndrohet rreth 1 orė. Vazhdon udhėtimi pėr nė Insbruck, ku qėndrohet rreth 2 orė pėr Shėtitje panoramike. Pas vizitės, Vazhdon udhėtimi pėr nė Trieste. Sistemimi dhe Fjetje nė Hotel.
Dita e Shtatė: Mėngjesi nė Hotel. Nisja herėt nė mengjes nga Trieste pėr nė Shqipėri. Fillimisht do tė kalojmė nga Sllovenia dhe nėpėrmjet pikės kufitare tė Jelsane do futemi nė Kroaci ku do tė kalojmė nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa tė shkurtra gjatė rrugės pėr tė pushuar. Mbėrritja nė Tiranė.
Me Shume Detaje: Nė pagesė pėrfshihen:
1. - Vizitat: Zagreb, Ljubljanė, Mynih, Shtutgart, Karlsruhe, Baden - Baden, Strasburg, Colmar dhe Mulhouse, Bazel, Zyrih, Liechtenstein, Innsbruck.
2. - Fjetje nė Zagreb 1 natė, Mynih 1 natė, Shtutgart 1 natė, Strasburg 1 natė, Bazel - Zyrih 1 natė dhe Trieste - Kozina 1 natė.
3. - Udhėtimi me Autobus,
4. - Mėngjeset nė Hotele,
5. - Shėtitjet dhe Shoqėrues Shqiptar gjatė udhėtimit.
Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.