www.njoftime.com FAQ

Here you can find answers to questions about how the board works. Use the links or search box below to find your way around.

Password - Harrova fjalėkalimin, ēfarė duhet tė bėj?

Nėse harruat emrin apo fjalėkalimin (password-in), atehere klikoni pa frike ketu "Harruat Fjalėkalimin ?"

Do ju shfaqet nje formular ku kėrkohet vetem email me te cilin jeni regjistruar... ne pak sekonda tek ai email, do t“ju vije udhezimi per fjalekalimin i ri.

Nese nuk ju kujtohet e-maili me te cilin jeni regjistruar, atehere ju ndihmon vetem operatori i cili duhet te dije emrin me te cilin jeni regjistruar.

E nese edhe emri nuk ju kujtohet, atehere kerkoni tek adresari me perafersi...
e nese nuk gjeni gje as aty... atehere duhet te beni regjistrim te ri!

regjistrim apo hyrje? -> Nuk regjistrohem dot! - Nuk me le te hyj!

Shpesh ngaterrohet regjistrimi me hyrjen (login)?!?

me regjistrim kuptohet mbushja e formularit te regjistrimit. Kjo behet vetem 1 here.
Problemi gjate regjistrimit eshte zakonisht tek Emri qe zgjidhni te regjistroheni.

...ne fakt jane mijera persona e subjekte te regjistruar tek njoftime.com keshtu qe emri juaj mund te jete zene nga dikush tjeter.
Ne kete rast sistemi ju tregon gabimin si me poshte:

"Janė shfaqur disa gabime gjatė regjistrimit:
  • Ky emėr ėshtė zėnė nga njė anėtar tjetėr."
zgjidhja: gjeni nje kombinacion tjeter Emri qe nuk eshte zene akoma (provojeni prap)...ose ketu tek Lista e Anetareve
gjeni se cili emer eshte i zene dhe kush mund te jete i lire?!


Problemi ne hyrje! Ju sapo keni hyre, por pas pak sistemi ju thote: nuk ju njof!

Pra ju ka thene: mireserdhet! E pak me vone: kush je ti?
Nuk duhet keqkuptuar! Sistemi elektronik nuk e ben me qellim!
Arsyet jane te shumta, por zakonisht problemi vjen nga qe PC-ja juaj eshte e mbushur me Cookies! Si mundt te shuhen ato e trajtojme ketu
zgjidhja: duhet te jepni prap emrin dhe fjalekalimin (deri sa sistemi te bindet)! Kujdes! - Mos beni regjistrim te ri! Kjo do ta corodiste edhe me shume sistemin!

Ne rast se perseri keni probleme atehere na dergoni nje e-mail me pershkrimin e sakte te gabimit qe ju del, do na ndihmonte me tutje...
(shkruani: siptoma e gabimit qe me del, nuk eshte pershkruar me siper).

Shpjegimi i Regjistrimit - Si te regjistrohem?

1. Emri
(Kujdes: Me kete Emer do te dalin edhe njoftimet qe ju publikoni!)
2. Fjalekalimi / Passwordi
3. Adresa e-mail
Kjo adrese do t'ju duhet ne rastin e humbjes se Fjalekalimit!
4. Grafika e Kontrollit te Sigurise (kryesisht e deaktivizuar)
Sherben thjesht per te ndaluar regjistrimin ne menyre automatike te makinerive SPAM!

Si ta zhvendos njoftimin ne arkivin e padukshem? (per ta rimarre - Jo ta shuaj perfundimisht!)

Pse nuk me del postimi tek lista njoftimet e mia?

Njoftimi sapo publikohet, shfaqet menjehere online.
m.q.se tek lista njoftimet e mia, do pak kohe te shfaqet,
munda ta gjesh, duke klikuar linkun Postime | Abonime
si ne fotot 1 dhe 2 mobile



ose mobile gjendet ketu:

Si ta ndryshoj orėn? Ku?

Ora e njoftimit nuk eshte e sakte?
Kjo mund te rregullohet tek opsionet: Ndiqni udhezimin ne foto
+ me pas shkoni ne njoftim dhe shtypni butonin perpuno/rifresko

A mund ta ndryshoj njoftimin tim dhe sa kohė kam?

Nė rast se jeni anėtar i regjistruar i Portalit, ju mundeni ta ndryshoni ose ta shuani ose ta zhvendosni (nė rubrikėn e duhur) njoftimin tuaj ne ēdo kohė.

Stafi i portalit ka tė drejtėn gjithashtu ta ndryshojė njoftimin tuaj nė rast se, mesazhi i njoftimit ėshtė i paqartė ose tė ndryshojė titullin kur ai nuk i pėrcjell lexuesit qartė dhe pastėr mesazhin e duhur.

Njoftimet e mija - pse nuk me funksionon?

Nuk ju hapet Linku: 'Njoftimet e mija'?

Linku Njoftimet e mija funksionon ne rregull.
Ndodh qe, disave qe kane punuar me browser Internet Explorer dhe kane bere update versionin
ne kete moment u jane shuajtur coockies.

Per ta testuar: Provoni te hapni njoftime.com
ne nje browser tjeter, Chrome ose Mozilla ose Internet Explorer.
Pra mund te kete ndodhur qe browseri juaj te kete shuajtur cookies.
dhe sistemi kur klikon tek njoftimet e mija ju nxjerr jashte.
Me pergjigjen: 'Kerkimi juaj nuk solli rezultat...'
Po te kryeni hapat e mesiperme cdo gje funksionon ne rregull.
Nese perseri keni probleme... na kontaktoni!

sidoqofte zgjidhje provizore do gjeni tek Profili i anetarit -> Njoftimet e abonuara -> Trego abonimet / favoritėt

Premium & TOP Jobs oferta pune - a mund te publikoj?

A mund te publikoj tek Rubrika oferta pune Premium & TOP Jobs?

Po, por subjekti qe ofron duhet te plotesoj disa kritere si me poshte:

  • kontrate bashkpunimi me Njoftime.com & Market Consulting
  • oferta duhet ti pergjigjet nje pozicioni menaxherial/administrativ te larte, pervoje dhe pagese mbi mesataren
  • subjekte me organike - no small Business
  • mundesite qe i ofrohen kandidatit per karriere
  • Corporate Identity / Designe + paraqitje/Forma optimale e ofertes per pune


si veprohet ne praktike?

publikoni oferten (si normalisht) -> tek rubrika vende pune (te pergjithshme)
kontaktoni stafin per te lidhur nje kontrate bashkpunimi
Nese kerkesa merret parasysh, oferta publikohet brenda pak minutave tek Rubrika TOP Jobs!

na kontaktoni

c“fare dobie sjell publikimi ne kete rubrike?

rekrutimi i specialisteve dhe kandidateve me te pershtatshem
eshte nder proceset me te veshtira e delikate per cdo subjekt,
me kete instrument te ri - ne ofrojme nje ndihme edhe me efikase!
me shume vend dhe hapesire, nje ambjent me te qete dhe ekskluziv!

Subjektet qe e shfrytezojne kete instrument, jane teper te kenaqur nga rezonanca.
kandidatet dhe specialistet thone se: e kane shume me kollaj te piketojne ofertat dhe subjektet!
Logo, kartvizita dhe te gjitha elementet qe perbejne "Corporate Design-in"
- vendosen ne menyre te harmonizuar me ndihmen / asistencen e operatoreve,
keshtu shfrytezohet nje forme marketingu dhe komunikimi par excellence!

emrin = user, si mund ta ndryshoj?

ju vete nuk mundeni ta ndryshoni emrin!
Kete mund ta bejne vetem operatoret e sistemit.
Nese per nje arsye apo tjetren,
ju doni te ndryshoni emrin - ateher: na kontaktoni

jepni emrin qe keni dhe ate qe deshironi.

Genco, si do shkojne punet ne 2009-en?

Pershendetje dhe puna e mbare,

 

deri para ca kohesh - pak veta besonin tek interneti,
tani ai eshte bere sport popullor, si dikur celulari, sms -ja.

 

Astriti, nje tregtar makinash - kur ja hapa kete teme:

 

 jemi larg shume! - ma preu shkurt, ketu e nje vit me pare.

 ne jena ala me qirinj.. robt po morrin me lista - ti fol per iternet-a!

 

I thashe, se ata qe e perdorin nuk jane pak dhe s“do ishte mire ti linte pas dore.

(ne ate kohe, flitej per nja 10 % - qe shfrytezonin internetin)

 

Nuk pashe reagim ne fytyren e tij, prandaj e ngacmova pak:

sa bejne 10%...?

 

hic as 30.000 veta. - mu pergjigj aty per aty!

 

Cfare???!!! - e tremba!

 

Pse sa? ..u mendua pak dhe u terhoq mbrapsht.

10% e 3 miljonshit . ouuu, qekan 300.000 vetaaa - c“a thuuuu!!!

 

Por prape i shtremberoji vetullat - ne shenje mosbesimi.

 

Amon, se vec per porno dhe per lojra e perdorin, vec kalamojt dhe studentat!

 

E pashe qe nuk mbushte, e kishte fiksuar ne tru!

O Astrit,- po ti o bac, makinat per ata te listave, i ke nxjerre ne shitje?

Nuk e zgjata me. varja, thashe me vete!

 

Para disa ditesh Titi, me foli ne telefon ter qejf:

 

Po i nxjerr makinat ke ajo faqja qe m the ti - ke njoftime.com - po qenka kollaj fare, s“ma kishe sqaru tamom ti...! - Po s“ ke nevoje me qon ekspert iterneti aty!

Hajt se do t“qeras, se kom pat qamet telefonata!

 

Mire i thashe, kur do e lejme? - Po mos i trego te tjereve, se do te shtohet konkurenca!

 

ata makina, une makina, ata reklama ke xhami, edhe una,

une reklame ne internet, ata hic, hop - ja kalova! Ekonomi tregu, gare eshte kjo!

Boj shaka! Secili ka riskun e vet - Genco, po une jom gjithmone nje hap perpara! ma ktheu Titi, me shprehjen qe e ka zakon!

nigjo... c“a desha me t“pyt? A po! Genco,si do shkojne punet ne 2009 -ten?

 

Une mendoj se interneti do shkoj per lart, jo vetem per ty dhe tregun e makinave - Astrito,

po imagjino pak. se cfare zhvillimi do kete tregu i punes, turistik, i apartamenteve, laptopave

dhe cdo informcion qe te mbaron pune e ti shmang sorollatjet dhe celularat per cdo info minimale!

 

Astrito - mos harro emigracionin, Kosoven, Maqedonine, sa bejne?..... beji vete hesapet!

por mos harro edhe te huajt, interneti - nuk njef kufij, as male, as dete!

 

Kuptohet qe edhe ne 2009-ten do kesh ajken e klientave, si nga xhepi edhe nga mendja - njerez te kulturum! Ashtu si i do ti!

 

A si te kom une ty!.. Flori je! - filloji me furca Titi nga telefoni! - je rob me shkolle, gjynof qe nuk po bo hajer!  

Hajt te punojme bashke, ti me iterneta une me makina! Kena me pat pune qamet!

 

Ndigjo Astrit - tani jemi prag festash , a ti bie shkurt? sheno kete linkun pyetje-pergjigje, aty shpjegohen edhe shume pyetje te tjera..

e shenove?

 

Gezuar 2009 -ten dhe shendet,

Genci

 

Cookie, si mund ti shuaj?

Ju mund ti shuani Cookie duke klikuar ketu.
Nese ktheheni ne faqen kryesore dhe e shihni se jeni ende i loguar apo logoheni dhe clogoheni automatikisht, ateher duhet ti shuani Cookie me dore.

Si behet kjo, tregohet ne varesi te browserit ketu

ose edhe ne figuren me poshte

Kėrko Pyetėsorin

Select this option if you would like your search to look in the text of FAQ items as well as their titles.

Select an option here to specify how you would like your search query to be treated. 'Any words' will return the most numerous but possibly least relevant results, while 'Complete phrase' will return only results that contain exactly what you are searching for.