• Zyre kontabiliteti

Shërbime Kontabiliteti, Taksash dhe Konsulencë financiare.

Alprofit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Pse Alprofit Consult?

Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë. Në Alprofit Consult, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse:

Qasja ndryshe
Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve rutinë të një studio kontabël por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme.

Eksperienca
Ne kemi eksperiencë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në fushat në të cilat ne ofrojmë shërbime tona. Ekipi ynë dhe bashkëpunëtorët tanë kanë mbajtur pozicione të ndryshme dhe të rëndësishme në administrimin dhe vendimmarrjen e biznesit ku ata kanë punuar. Profili i bashkëpunëtorëve tanë përfshin: Ekonomistë, Drejtues të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Pedagogë pranë Institucioneve të arsimit të lartë, Profesionistë të pavarur të fushave, etj.

Edukimi
Ne kemi edukimin dhe certifikimin e nevojshëm për të mbuluar shërbimet të cilat ofrojmë. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë që zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë dhe certifikime të ndryshme, si Auditues Ligjorë (që nuk e ushtrojnë aktualisht profesionin), Kontabilist i Çertifikuar nga ACCA, Kontabël të Miratuar, Master Shkencor në fushën e Kontabilitetit dhe të diplomuar në fusha të ndryshme të Shkencave ekonomike.

Fleksibël
Ne ofrojmë shërbime të personalizuara dhe kemi kapacitetin që të përshtatemi me ndryshimet në kërkesat e klientit. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara, fitimprurëse dhe duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.
 


Contact WhatsApp
Back
Top