• Xhaferraj Alumin shpk ofron vend pune ne pozicionin: MENAXHER

Përshkrimi​

Pozicioni i punes është i lidhur mes punës në zyrë dhe asaj në terren, me përgatitjen e fushatave të ndryshme dhe kontaktimin me kompanitë te ndryshme, analizën e raporteve mbi ecurinë e produktit, mbikqyrjen e shpërndarjes, etj.

Detyrat​

  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Raporte per zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Përgatit plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja;
  • Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja;
  • Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
  • Kryen analiza të ndryshme strategjike shitjeje, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës;
  • Përgatit plane për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
  • Raporton tek Drejtorët e Shitjeve / Eprorët;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial.

Kualifikimet​

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Studimet pasuniversitare në fushën e menaxhimit/marketingut përbëjnë avantazh;
  • Eksperience pune ne fushen e menaxhimit, shitje/marketing;
  • Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planikuese, projektuese dhe komunikuese.

Shënime​

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: xhaferrajalumin@gmail.com me subject: Menaxher, brenda dates 12.05.2024.

Ne ofrojmë:


  • Pagë motivuese dhe konkuruese në treg;
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike;

  • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me kondencialitet të lartë.
 


Apply
Back
Top