• Vlore, ofrohet vend pune Supervizor i Shërbimit Buggy

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor i Shërbimit Buggy
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë, Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori i Shërbimit Buggy siguron që të gjitha shërbimet e buggy të trajtohen sipas standardeve dhe sigurohet që drejtuesit e buggy të ofrojnë nivelet më të larta të mikpritjes dhe shërbimeve. Menaxhon fluksin e trafikut të klientëve dhe banorëve dhe orienton klientët në resort. Mirëmban shërbimin e buggy në resort. Transferon banorët/ mysafirët brenda resortit, plazhit, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Sigurohet që të gjithë drejtuesit e buggy të lëvizin në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme në të gjithë resortin;
  • Sigurohet që të gjitha buggy të jenë plotësisht të karikuara dhe të pastra përpara përdorimit dhe gjatë gjithë kohës;
  • Sigurohet që t'i raportojë menaxherit në çdo rast të ndonjë aksidenti të vogël ose madhor gjatë procesit të drejtimit të automjetit ose ndonjë ngjarje tjetër;
  • Sigurohet që të raportojë çdo problematikë mbi mirëmbajtjen e buggy tek tekniku;
  • Sigurohet që të gjitha makinat Buggy të jenë në gjendje të mirë drejtimi;
  • Sigurohet që buggy-it e resortit të mos përdoren për qëllime personale, pasi përdorimi i tyre është kryesisht për banorët dhe mysafirët e resortit;
  • Sigurohet për respektimin e të gjitha Rregullave të Trafikut të zbatuara nga Departamenti i Trafikut dhe Autoritetet Vendore të Shqipërisë dhe rregulloren e resortit;
  • Sigurohet që të komunikojë me menaxherin e Front Office në rast të një problematike gjatë shërbimit;
  • Sigurohet që të jetë i disponueshëm në terren gjatë gjithë kohës për të monitoruar drejtuesit e buggy në operacionet e përditshme;
  • Plotësisht i vetëdijshëm për operacionet e resortit;
  • Udhëzon klientët dhe banorët në vilat e tyre dhe shpjegon objektet e resortit;
  • Trajton çdo kërkesë që kanë mysafirët/ banorët duke vepruar shpejt në zgjidhjen e tyre;
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe ekipin e Front Office në resort.
Aftësi të tjera:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B);
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar nevojat e klientëve/ banorëve dhe për të ofruar zgjidhjet e duhura;
  • Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e konfliktit, negocimin dhe trajtimin e kundërshtimeve;
  • Në gjendje të përgjigjet shpejt në një mjedis dinamik dhe në ndryshim;
  • I aftë për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e tjera, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
  • Duhet të ketë njohuri mbi sigurinë dhe evakuimin emergjent.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit
: 27/07/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top