• Vlore, ofrohet vend pune Menaxher/e i/e Qendrës Tregtare

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Ambasador 3, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher/e i/e Qendrës Tregtare
Departmenti: Menaxhim Operacional
Vendndodhja: ‘’Galeria by TEG’’, Vlorë, Albania

Përshkrim i Pozicionit të Punës:
Manaxhimi i përgjithshem i qendrës tregtare, drejtimi dhe koordinimi i gjithë aktivitetit të qendrës, mbajtja e marëdhënieve me qeramarrësit, me pushtetin lokal si dhe palët e treta (nënkontraktorët).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Mban përgjegjësi mbi ecurinë e shpenzimeve dhe të ardhurave të qendrës, bazuar të dhënave & analizave në mënyre periodike.
  • Realizon analiza në bazë javore,mujore sipas kërkesave të menaxhimit të lartë.
  • Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme arkëtimin e faturave të qerasë duke siguruar shlyerjen e faturave të qerasë në kohë dhe mënyrë të plotë.
  • Siguron përmirësimin e të ardhurave neto, kontrollon kostot efektive dhe përfitueshmërine për qendrën.
  • Identifikon problemet ne aktivitetin e përditshem të qendrës dhe realizon përmirësimin e performancës.
  • Mban marëdhëniet me qeramarrësit, organet e pushtetit lokal & me nënkontraktorët për kryerjen e shërbimeve në qendër si : pastrim, sigurim i jashtëm, transport, etj të cilat mund të shtohen në vijim sipas nevojave.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamente e shërbimeve të qendrës dhe monitoron efektivitetin e shërbimeve sipas nevojave të qendrës.
  • Ka njohuri të mira për bizneset më të suksesshme në treg & kryen analiza të ndryshme duke sjelle ide novatore, duke ndihmuar në zbatimin e një stategjie të dobishme, me qëllim rritjen e performancës së qendrës përkatëse
  • Siguron mbarëvajtjen të gjithë funksioneve të shërbimeve në qendër si dhe gjithë qendrës tregtare si një e tërë.
Kërkesat e Pozicionit:
  • Së paku 5 (pese) vite përvojë në të njëjtin pozicion drejtues ose të ngjashëm.
  • Diplomë Bachelor & Diplomë Master (Financë, Administrim Biznes,)
  • Njohuri të shkëlqyera në fushën e biznesit.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhët e huaja.
  • Eksperiencë e gjatë në lidership & vendimmarrje.
Kualifikime dhe aftësi te tjera:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi/ prezantimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi & bashkëpunimi.
  • Ndershmëri dhe integritet I lartë në punë.
  • Mendim krijues & aftësi të forta analitike.
  • Pritje e lartë ndaj risive & gjetjeve inovatore.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 31/01/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Menaxher i Qendres Tregtare”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top