• Vlore, ofrohet vend pune Koordinator/e Zyre në Green Coast

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/e Zyre në Green Coast
Departamenti: Burime Njerëzore dhe Logjistikë
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast)

Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori i Zyrës është pika e parë e kontaktit për kompaninë. Ai/ajo duhet të jetë në gjendje të sigurojë mbarëvajtjen e zyrës, të ndihmojë në përmirësimin e operacionalitetit dhe funksioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përshëndet, mirëpret dhe orienton vizitorët/klientët;
  • Sigurohet që ambientet e zyrave të jenë të mirëmbajtura, të organizuara dhe të sigurta;
  • Rezervon sallat e konferencave/mbledhjeve dhe kujdeset që çdo gjë është e rregullt përpara takimeve;
  • Koordinohet me departamentin e IT-së për mirëfunksionim të aseteve të kompanisë në rrjet;
  • Kryen detyra operacionale, si dërgimi & shpërndarja e postës, i përgjigjet thirrjeve telefonike dhe e-maileve që adresohen;
  • Përgjegjës/e për procesin check in & out të punonjësve;
  • Raporton kohëshënuesin në kohë reale me bazë ditore dhe mujore, në fund të muajit bën raportim përmbledhës për çdo punonjës;
  • Përgjegjës/e për zbatimin e procedurës së menaxhimit të aseteve, për firmosjen dhe ruajtjen e dokumentacioneve të aprovimeve për blerje asetesh;
  • Përgjegjës/e për blerjen dhe dorëzimin e aseteve tek çdo punonjës i shoqërisë shoqëruar me dokumentacionin përkatës;
  • Përgjegjës/e për mbledhjen e kërkesave & prokurimin e të gjitha mjeteve administrative;
  • Monitoron dhe mirëmban inventarin e furnizimeve të zyrës;
  • Menaxhon buxhetin e zyrës, siguron raportim të saktë dhe në kohë;
  • Koordinimi i udhëtimeve/transportit/akomodimit për personelin kur nevojitet, në vend dhe jashtë vendit;
  • Përgjegjës/e për blerjen dhe plotësimin me mjete HSE për të gjithë punonjësit që janë të ekspozuar ndaj riskut.
Aftësi dhe Kualifikime:

  • Diplomë e Arsimit të lartë/ Bachelor;
  • 2 vite eksperiencë si Menaxher/e Zyre apo Asistent/e Administrativ/e;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi krijuese dhe sugjeruese për përmirësime të mundshme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Të jetë në gjendje të trajtojë me saktësi detyrat administrative.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht
potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

Afati i dorëzimit
: 28/08/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top