• Vlore, ofrohet vend pune Agjent dhe Specialist shitje

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
"AGJENT DHE SPECIALIST SHITJEJE" NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË EUROSIG SH.A.

Eurosig Sh.a Dega Vlorë kërkon të rekrutojë Agjent dhe Specialist Shitjeje, që të punojnë në emër dhe për llogari të Eurosig Sh.a.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme dhe të kryejnë detyrat si vijojnë:
• Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë.
• Të kenë njohuri të përgjithshme në fushën e sigurimeve.
• Të jenë të aftë të punojnë në terren për të realizuar shitje të policave të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar, duke gjeneruar klientë të rinj.
• Të jenë korrektë në përmbushjen e detyrave, komunikues dhe të aftë të punojnë në grup, me qëllim arritjen e përmbushjes së objektivave të caktuara nga Drejtoria Qendrore Eurosig dhe Dega Vlorë.
• Eksperienca e mëparshme në fushën e sigurimeve përbën avantazh.
• Të kenë njohuri për produktet e kompanisë dhe të orientojë dhe informojë klientët në lidhje me çmimet dhe produktet e ofruara nga kompania.
• Pagesa e agjentëve të shitjes do të përcaktohet në bazë të nivelit të shitjeve të realizuara prej tyre dhe arkëtimeve.

Personat e interesuar për këtë pozicion pune, mund të paraqesin kërkesën e tyre pranë Eurosig sha Dega Vlorë.
Adresa: L. "Pavarësia", Bulevardi "Vlorë-Skelë", pranë Tirana Bank
E-mail: dega.vlore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top