• Vizitë Studimore në Himarë

4ab4b6df96c060fa741e97b50eafb07c_Generic_140_100.jpg
Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës ka planifikuar datat 27-30 Qershor për të zhvilluar vizitën studimore në krahinën e Himarës. Pjesëmarrësit e përzgjedhur nëpërmjet aplikimeve do të qëndrojnë 4 ditë në kampin "Sea Turtle" në Dhërmi.​
Programi parashikon lëvizje të shpeshta në disa prej destinacioneve kryesore të turizmit mesdhetar shqiptar si Himara (fshat/qytet, plazhi i Livadhit), Porto Palermo ( kalaja e Ali Pashës dhe baza detare), Dhërmi ( Gjilekë, Manastiri i Shën Mërisë në kodër), kanionin e Gjipesë, vizitë në Vuno me
" Njerëzit e diellit të jugut" dhe argëtim pa fund në plazhet e Jalit. Qëllimi i vizitës studimore është promovimi i multikulturalizmit, i shkëmbimit kulturor dhe vullnetarizmit tek të rinjtë shqiptarë. Çdo ditë e programit është parashikuar të ofrojë takime me komunitetin, me drejtuesit lokalë, me sipërmarrës të rinj, të cilët do të ndajnë me ju eksperiencat e tyre dhe potecialet që ofron bregdeti shqiptar.
Për më shumë informacion mbi këtë event ju lutemi të na kontaktoni me anë të formave të kontaktit duke klikuar KONTAKT ose duke na vizituar në Rr. e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane

Tel. : +355 (0) 42 367 861

Cel. : +355 (0) 69 61 62 321
 


Contact WhatsApp
Back
Top