• Visual Merchandiser

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kid Zone shpk, kompani e shitjes me pakicë që operon në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të larmishme prej mbi 30,000 produktesh, duke e bërë atë një markë shtëpiake që shërben për të gjitha demografitë. Me 24 dyqane në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO është i mirënjohur për produktet e saj evropiane të cilësisë, gamën e gjerë të artikujve dhe çmimet konkurruese.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Visual Merchandiser
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT
:

Një Visual Merchandiser është përgjegjës për zbatimin e standarteve të ekspozimit të produkteve sipas udhëzimeve të kompanisë. Ai/Ajo organizon procesin e ekspozimit që te kemi nje prezantim sa më të mirë të dyqaneve në syrin e klientit duke rritur impaktin e prezantimit në shitje.

FUNKSIONET THELBËSORE TË POZICIONIT:
  • Përkujdeset për ekspozimin e produketeve sipas standarteve të dyqanit.
  • Kontrollon që artikujt të vendosen në sallë bazuar në teknikat e përcaktuara nga kompania.
  • Kujdeset për ekspozimin sipas standartit të çmimeve të ndryshuara sipas rregullores së kompanisë në bazë ditore.
  • Organizon sipas standartit të kompanisë në bashkëpunim me menaxherin e dyqanit lëvizjet për produktet e sezonit nëpër dyqan, bazuar në kalendarin e paracaktuar.
  • Organizon stafin e dyqanit në bashkëpunim me supervizorët gjatë detyrave operacionale ditore të mbushjeve të sektoreve me produkte.
  • Sigurohet që stoku ekspozohet në sasinë e duhur dhe propozon te menaxhimi i dyqanit ndryshime për të rritur shpejtësinë e e shitjes.
  • Trajnon stafin në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që ata të zhvillohen dhe të kenë një implementin sa më të shpejtë kur janë punonjës të rinjë.
  • Zhvillon stafin e vet profesionalisht në lidhje me produktet, proceset dhe kompetencat organizative në punë.
  • Identifikon dhe raporton për tendencat e blerjeve të klientëve dhe artikujt që ka më shumë kërkesë dhe njohuri të ndryshme të cilat kontribuojnë në rritjen e shitjeve të dyqanit.
  • Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij.
KËRKESAT:
  • Arsim i lartë
  • Të paktën dy vite përvojë në shitje;
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënin avantazh;
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel fillestar.
  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
SHËNIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail, para datës 30/05/2024, në adresën tonë elektronike hr@jumbo.al.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top