• Trajnimi: “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesve' 29-30-31 Nëtor

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit” në datat: 29-30-31 Tetor 2014, ora: 16:30 – 19:30

Administrata tatimore në mënyrë periodike ushtron kontrolle të cilat janë të pashmangshme. Ky fakt duhet t’i inkurajojë ekonomistët e bizneseve të sigurohen që si kontrollet nga jashtë ashtu dhe kontrollet nga brenda të kenë saktësi të madhe të kontabilitetit tatimor, si dhe të kenë kontabilitetin e duhur për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet.
Mbi bazën e kontrolleve të tilla, administrata tatimore, siç ka ndodhur shpesh, mund të vlerësojë pagimin e tatimeve shtesë, ndëshkime dhe gjoba, si dhe t’i transferojë dosjet tek hetimi tatimor, arsye të mjaftueshme këto përse ekonomistët e firmave duhet t’i njohin nuancat legjislacionit tatimor, administrativ dhe procedurial.

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).


Lektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Kasem Seferi.
- Këshilltar Ekonomik i Presidentit të Republikës ne vitet 2007 - 2012.
Z. Seferi ka mbajtur postin si Këshilltar teknik i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve në vitet 2003 – 2005, Përgjegjës i Sektorit të Asistencës për tatimpaguesin dhe trajnimin 1998 – 2003 dhe Kryetar i Degës së Kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 1996 – 1998. Me eksperiencë të gjerë në fushën e Tatimeve Z. Seferi është autor i mbi 8 librave me karakter ekonomik dhe mbi 400 shkrime analiza mbi Administrimin Tatimor. Gjithashtu, Z. Seferi është drejtues i më shumë se 60 trajnimeve në nivel kombëtar dhe njohës shumë i mirë i metodës së trajnimit produktiv.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Afati i fundit i aplikimit është data 27 Tetor 2014.
Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
[FONT=&quot]Trajnimi do t[/FONT][FONT=&quot]ë[FONT=&quot]zhvillohet n[/FONT]ë[FONT=&quot] Sall[/FONT]ë[FONT=&quot]n e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.[/FONT][/FONT]
[FONT=&quot]Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni![/FONT]
[FONT=&quot]Me respekt,[/FONT]
Ms. Arta Menga
Trainings Executive


Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: 0 692321231
e-mail: [B]arta_menga@cci.al[/B]
website: www.cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top