• Trajnim mbi përdorimin e programit SPSS për analizim të dhënash dhe raportim

Tirane
Trajnim mbi përdorimin e programit SPSS për analizim të dhënash dhe raportim
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 muaj
Datat e nisjes së trajnimit: 5 Nëntor 2012, 3 Dhjetor 2012, 7 Janar 2013
Numri i seancave: 12
Shpeshtësia: 3 seanca/ javë
Kohëzgjatja e çdo seance: 90 minuta
Vendndodhja: Tiranë
Gjuha e folur: Shqip
Gjuha e shkruar dhe e lexuar: Shqip & anglisht
Aftësitë paraprake të pjesmarrësve: Njohuri bazë të MS Excel
Mjetet didaktike: Çdo pjesmarrës duhet të jetë i pajisur me laptop
Audienca e synuar e trajnimit: Ekspertë dhe menaxherë të marketingut ose burimeve njerëzore, ekspertë të fushave të tjera të interesuar në përpunimin e të dhënave sasiore, studentë që ndjekin studimet master ose PhD
Dokumenti i lëshuar: Certifikatë trajnimi
Çmimi: 30,000 lekë/ 215 euro


Përshkrimi i trajnimit
Trajnimi synon të aftësojë pjesëmarrësit në kryerjen e studimeve sasiore, analzimin e të dhënave në SPSS dhe raportimin e gjetjeve. Seancat e trajnimit kanë një qasje praktike duke u dhënë pjesmarrësve njohuri dhe aftësi në krijimin e kampionit të studimit, hartimin e pyetjeve të pyetësorit të studimit, dizenjimin e pyetësorit, mbledhjen dhe hedhjen e të dhënave, analizimin e të dhënave, prodhimin e tabelave e grafikëve dhe raportimin e gjetjeve. Pjesmarrësve u mundësohet instalimi i programit SPSS në laptop dhe pajisen me literaturën e trajnimit në anglisht.

Temat e trajnimit
  • Hartimi i hipotezës
  • Kampionimi
  • Hartimi i pyetjeve të pyetësorit
  • Dizenjimi i pyetësorit
  • Paratesti
  • Mbledhja e të dhënave
  • Kodimi i të dhënave
  • Krijimi i variablave në SPSS
  • Hedhja e të dhënave në SPSS
  • Krijimi i variablave të përgjigjeve të shumëfishta
  • Krijimi i variablave
  • Pastrimi i të dhënave
  • Peshimi i kampionit
  • Krijimi dhe transformimi i tabelave dhe grafikëve
  • Testimi i hipotezës
  • Përgatitja e raportit të studimit

Aplikimi për pjesmarrje në trajnim
Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim mund të regjistrohen duke kontaktuar në 04 480 7843 ose spss@eunacal.org.
 


Contact
Back
Top