• Tirane, Vend pune/Specialist Blerjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. turqisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi
Kompania "Gjikuria" sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.
Pozicioni vakant: Specialist Blerjesh
Vendi i punës: Zyra qëndrore, Tiranë

Detyrat

  1. Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët e kompanisë dhe kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj;
  2. Përgatitja e kërkesës për ofertë në bazë të nevojave të materialeve të kërkuara;
  3. Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të materialeve të kerkuara;
  4. Bashkëpunon me departamentet/ zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat;
  5. Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për plotësimin e kërkesave specifike;
  6. Kontrollon gjendjen e stokut në magazinat përkatëse;
  7. Koordinohet për porositë qe kryhen;
  8. Përgatit statistika dhe raporte për gjendjen e llogarive të furnitorëve apo klientëve.

Kualifikimet

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë (preferohet në degët inxhinieri ndërtimi/materialesh);
  2. Të ketë mbi 1 vit eksperiencë ne fushën e prokurimeve;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze(gjuha turke përbën avantazh);
  4. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  5. Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
  6. Aftësi të mira komunikimi.

Shënime

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në në adresën e e-mail: hr@gjikuria.al , me subjekt "Aplikim pune-Specialist Blerjesh"
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top