• Tirane, studim jashte vendit anglisht

PROFILI PROFESIONAL

Jam diplomuar me nderime nga Universiteti i Amsterdamit në degën analizë letrare dhe kulturore. Jam pranuar në Columbia University, University of Edinburgh e shumë të tjera.

Kam dy vite përvojë si mësuese në shkollën Udha e shkronjave ku kam dhënë Cambridge Global English, IGCSE English as a Second Language, IGCSE Drama, IGCSE Art & Design dhe letërsi shqipe.

Nxënësit e lëndëve IGCSE dhe Global English, të cilat u mbyllnin me provim të administruar nga Kembrixhi, kanë marrë nota kryesisht A*, A dhe B në këto provime.

Mbizotërimin e dijes në rutinën e përditshme e marr tepër seriozisht. Shpesh herë frymëzohem nga koncepti i mbinjeriut të Niçes, i cili synon shkëlqyeshmëri në çdo aspekt të jetës.

për nxënësit e gjimnazit, ose për këdo që aplikon në shkolla anglishtfolëse jashtë Shqipërisë

Ky kurs do të hartohet sipas kërkesave të secilit nxënës dhe do të marrë parasysh dëshirat dhe mundësitë e tij për të arritur gjimnaze ose universitete jashtë Shqipërisë, me gjuhë kurrikule anglishten.

Brenda paketës përfshihen:
-Përgatitje për intervista
-Mbledhje dokumentash
-Zhbirilim i website-eve të shkollave dhe kërkesave paraprake të tyre
-Profile shkollore dhe nxënësi model i tyre
-Mbikqyrje të letrave të motivimit
-Forcimi i aftësive të shkrimit dhe të promovuarit veten
-Provime ndërkombëtare, si SAT-i, IELTS-i dhe TOEFL-i
-Planifikim të punës në bazë të afateve të ndryshme
-Këshillim nga mësuesja për shkolla ekzistuese

Synimi i kursit është që nxënësi të ndihet sa më i mbështetur në përpjekjet e tij për të arritur pranimin në një shkollë ose universitet ndërkombëtar.

website -
https://besianavathi.wixsite.com/website-1
LinkedIn - https://al.linkedin.com/in/besiana-vathi-2321965b?trk=people-guest_people_search-card

Shkruani email: besianavathi@gmail.com
 


Contact
Back
Top