• Tirane,Shitet Hotel-Bar-Restorant me 5-kate,me Pishine-Lulishte/Park, siperfaqe trualli 4000m² siperfaqe e ndërtuar 1'156m²,Cmimi 1'100'000 euro, gjendet 10min,me auto nga Tirana

Cmimi Euro
1100000
SHITET: Hotel-Bar-Restorant 5-katësh: me pishinë në terren hapur bashkë me Truallin/Parkun e gjelbëruar prej 4000m2, sipëfaqe e ndërtuar 1'156m2, 10 minuta me autoveturë nga Tirana, në Bërzhit/Dobresh, pasi kalon Mulletin, Njësia Administrative Bërzhitë, Tiranë.
Vendndodhja dhe Zona: Buzë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, km 12, nga qendra e Tiranës-15 minuta me autoveturë, pasi kalon Mulletin, në Dobresh/Njësia Administrative Bërzhitë. Ndërsa nga autostrada Tiranë-Elbasan, 8-km, rreth 10-min me autoveturë dhe me dalje tek rrethrrotullimi Mulletit.
Prona në një pozicion mjaft të volitshëm, buzë rrugës është hyrja dhe porta kryesore. Prona, gjendet buzë lumit, në një zonë mjaft të preferuar të Tiranës, të pastër, të qetë dhe të butë, në Luginën e Erzenit dhe në një ndër akset e rëndësishme të daljes/lidhjes së Tiranës me pjesën jug/lindore dhe qendrore të vendit, si dhe me Maqedoninë e Greqinë. Zona ku gjendet prona është zonë rurale dhe me banim të hershëm, një ndër zonat e zhvilluara aktualisht në drejtim të restoranteve dhe hotelerisë, pasi është zonë e pastër dhe lehtësisht e aksesueshme nga Tirana dhe nga Elbasani, me infrastrukturë rrugore të zhvilluar dhe rehabilituar dhe një zonë e gjelbëruar, me pyje e shkurre dhe me frymëmarrje-hapsirë të gjërë.
Në këtë zonë gjenden disa resorte dhe restorante prestigjoze të Tiranës; si Iluminatum Rezidence, Mema Resort, Merlin-Park, Riza Resort, Elvis Hotel, Hera Resort, Kompleksi Alpiag, Pjateli-Resort, Sallaku, Reka, Arturi-Oaz, Green Go Garden, Palma-Nova, Vila Masha, Resort Teater Kame, Kasemi, Panto-Resort dhe krahu i ngjitjes në Petrelë me Bujtina Mere, Bizanti Restorant, Petrela e Qetë, Kalaja e Petrelës, Restorant Tata etj.
Prona në Shitje: Bar-Restorant–Hotel-Pishinë me truall/park gjendet buzë Lumit Erzen e rrethuar me pemë, kryesisht lisa të vjetër e të lartë, që e bëjnë këtë resort të veçantë. Ndërsa në brendësi të truallit dhe përreth objekteve ka pemë të ndryshme dekorative dhe frutore, si dhe shkurre dekorative që shërbejnë për parcelizim dhe ndarje mikro-zonë, si dhe sipërfaqe/pjesë të ndryshme me bar të kultivuar në formë tapeti jeshil.
Relievi i kësaj prone-trualli
është përgjithësisht i rrafshët/sheshtë, me një pjerrësi të lehtë që mundëson largimin e shpejte të ujërave sipërfaqësorë. Trualli është kryesisht tokë e punueshme dhe e qëndrueshme, në të mund të mbillen dhe rriten/kultivohen çdo lloje peme dhe bimësh të ndryshme.
Trualli i kësaj prone është i rrethuar në pjesën më të madhe me mur rrethues (prej betoni dhe për-krye rrjetë teli), si dhe një pjesë e perimetrit me rrjetë teli dhe shtylla betoni.
Sipërfaqa Truallit-Pronës. Në sipërfaqen prej 1'600m[SUP]2[/SUP], e cila është me Çertifikatë Pronësie dhe mbi të është ndërtuar edhe Hoteli, gjithashtu është blerë, ngjitur me siperfaqen e mesiperme edhe një sipërfaqe prej 2'230m[SUP]2[/SUP], por që nuk është bërë vetëm kalimi i Çertifikatës Pronësisë, pra në total afër 4000m[SUP]2[/SUP] jane të blera dhe bejnë pjesë në zonën e rrethuar dhe funksionale të pronës. Ndërkohe sipas një vërtetimi, të ish-Komunës Bërzhitë, thuhet se pas azhornimit të zonës ku ndodhet objekti janë edhe 3000m[SUP]2[/SUP] tokë, ku pronari i Hotelit ka të drejtën e parablerjes me çmimet e referencës së zonës.
Në totale sipërfaqa mund të shkojë deri në 9000m2/ose 1-ha
, gjë që e kthen këtë prone në përmasa të kënaqëshme për shfrytëzim të destinacionit që ka, apo edhe destinacione të tjera.
Objekti mbi truall: BAR- RESTORANT-HOTEL me 4-Kate + Bodrum;
-Referuar, lejës së sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit nga ish Komunës Bërzhitë të vitit 2006 dhe projektit inxhinierik, kemi të bëjmë me një objekt biznesi që ndërtohet mbi një sipërfaqe trualli prej 1600 m[SUP]2[/SUP] (e vetë pronarit-investitorit) dhe me koefiçent të shfrytëzimit të territorit prej 30%.
Objekti është 5-kate teknik, pra kati përdhes (që përbën edhe njollën e ndërtimit), tre kate mbi atë përdhes dhe një kat-bodrum. Me lartësi maksimale deri 15m dhe volumi 3'468m[SUP]3[/SUP]
- Sipërfaqja e bodrumit 144m2
- Sipërfaqja e njollës së ndërtimi (kati përdhesë) 485m2
- Sipërfaqja e katit tip 180m2 me (herë 2-kate) totali 360m2
- Sipërfaqja e katit fundit 167m2
Totali i sipërfaqes së ndërtuar është: 1'156m2]=(144 bodrum+485 njolla ndërtimit(kati përdhesë)+360 dy katet mbi njollën +167-kati fundit).
Hoteli përmban:
-Parkimin nën tokë/bodrum për 15-20 autovetura me hyrje nga mbrapa, gjithashtu ngjitur me bodrumin nga jashtë janë edhe depozita e ujit, gazit etj.
-Kati parë/përdhes
përmban: -sallën e madhe të restorantit me 4-kollona në sallë, e kompletuar me tavolina, karrige, perde, me tavan të varur/ punuar me gipse dhe me ndriçim, me kapacitet 250-300 persona, -banakun, - recepsionin me banak, -dhomën vip, - dy tualetet dhe -kuzhinën e madhe të kompletuar me pajisjet më kryesore.
-Kati dytë përmban -një tarracë të madhe nga pjesa ballore/hyrja kryesore e hotelit, e cila është e shtruar me pllaka dhe ka një bordurë rrethuese me lartësi 80 cm, në këtë kat ka 5-dhoma gjumi, nga këto 4-dhoma me ballkon.
-Kati 3-të përmban 7-dhoma gjumi, nga këto 5-me ballkon e banjo.... për çifte dhe 2-tek pa ballkon.
-Kati 4-tërt, përmban 7-dhoma, verand + tarracë
Shenim:Të gjitha dhomat (rrethë 20-dhoma) nuk janë vëne në shfrytëzim, kanë nevoje për investime shtesë dhe kompletime me paisje. -Shkallë të brendëshme të gjëra dhe shkalle emergjence të jashtme nga krahu veri-lindje/lumi Erzen.
-Pjese e rëndësishme është edhe pishina në park
, me parametra relativisht të medha, e pozicionuar në krahun veri/perëndimor dhe në fund të parkut të gjelbëruar, ka qenë në shfrytëzim për disa vite.
Sistemi i instalimeve elektrike dhe hidraulike eshte i realizuar me parametra bashkohore dhe funksionon në pjesen me te madhe te ambjentit. Marrja e energjise elektrike dhe e ujit të pishëm, e shkarkimeve është realizuar me linja më vehte me kontratë me operatorët, ndërsa shkarkimet me tubacione zbresin në lumin Erzen.
Shfrytëzimi mëparshëm dhe aktual, ky resort është shfrytëzuar disa vite( vitet 2004-2009) dhe në mënyre graduale ka rënë aktiviteti, si pasoje e mos çuarjes së investimeve deri në fund/pamundësi financiare dhe për një menaxhim më profesional e më kërkues. Aktualisht është pa aktivitet, mirë-mbahet ambjenti me kushtet më minimale dhe bazike nga ana e pronarit.
Cilësit e kësaj prone/resorti për përdorim/shfrytëzim:
Ky resort në krahasim me të tjerët në zonë ka disa avantazhe krahasuese si:
- është në një terren mjaft të mirë i rrafshët dhe me pak pjerrësi buzë lumit Erzen dhe i gjelbëruar/pyllëzuar me pemë të larta, -madhësia e territorit/parkut ku është ky resort është më i madhi në zonë që shkon afër 1-ha, gjë që i jep një frymëmarrje më të madhe, -gama dhe kompleksiteti i ofrimit të shërbimimeve si; restorant, bar-kafe, hotel, banjo-dielli, larje në pishina, argëtim dhe lodra për fëmije, shëtitje në parkun e resortit, mundësit e uljeve/shtrirjeve në barë dhe njohja me pemët si ato dekorative dhe ato frutore, pejsazhi dhe pamja që jepet nga tarraca/veranda e katit të dytë kur shërben si bar-restorant etj, -kapaciteti pritës i hotelit dhe mundësit e zgjerimit të tij,-pozicioni gjeografik afër me Tiranën dhe Elbasanin,-infrastruktura rrugore mjaft e përshtatshme që mundëson arritjen për 10minuta nga Tirana, si dhe lëvizja drejt Elbasanit,- reputacioni i zonës për klime të mirë dhe i zhvilluar në drejtim të restoracionit dhe resorteve tëndryshme etj.
-mundësite e shfrytëzimit edhe për destinacione të tjera si: -shtëpi për të moshuarit/azil pleqësh, si qendër-spitalore, qendër për fëmije etj, pasi pozicioni gjeografik shumë i përshtatshëm, i cili nuk është as larg dhe as shumë afër me Tiranën. -aksesi për të mbërritur në këtë resort më shpejtë është lehtësuar shumë me daljen nga autostrada Tiran-Elbasan në Mullet, si dhe aksesi me rrugën e vjetër Tirane –Elbasan.
Dokumentacioni dhe statusi juridik: i pronës "Bar-Restorant–Hotel-Pishinë dhe trualli/parku" është pjesërisht i kompletuar, përveç pjesës së trauallit prej 1600m[SUP]2[/SUP] që ka Çertifikat Pronësie, ndërsa trualli prej 2230m[SUP]2[/SUP] është paguar pjesa më e madhe e vlerës, por nuk është bërë kalimi i pronësisë në emrin e pronarit të resortit, ndërsa objekti/ndërtesa-Hotel-Restorant ka leje ndërtimi(sheshi dhe ndërtimi) por nuk është perfunduar rregjistrimi në Hipotekë. Mbetet për të marrë lejen e shfrytëzimit dhe kryerjen e hipotekimit të ndërtesës dhe marrjen e Çertifikatës.
Vlera/Çmimi i Shitjes
: Trualli/Parku bashke me Ndërtesën Hotel-Restorant dhe Pishinën, si dhe të gjitha pajisjet që gjenden në këtë resort shiten me vlerë 1'100'000 euro,, ky është çmimi i vlerësuar/gjykuar me pronarin dhe brenda këtij çmimi përfshihen edhe detyrimet për regjistrimin e pronës në hipotekë (të truallit prej 2'230m2 dhe të ndërtesës Hotel-Restorant).
Adresa: Në rrugën nacionale Tirane-Elbasan, pasi kalon Mulletin/ Dobresh, ish-Komuna Berzhit/ sot Bashkia Tiranë. adgss
Cel:0696281433 . adgss
********************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top