• Tirane, shitet apartament 1+1+BLK Kati 9, 693 m² 265.000 Euro (Sheshi Skenderbej, Tirana) Billion2657

Cmimi Euro
265000
Zona/Rruga : Sheshi Skenderbej, Tirana

APARTAMENT 1+1 NE SHITJE NE QENDER TE TIRANES! Billion2657

Ne qender te Tiranes ne nje objekt unik banimi dhe sherbimesh 9 dhe 13 kate mbi toke; nje kat sherbimi nentoke dhe 3 kate parkimi ofrojme apartament 1+1 per shitje. Apartamenti ka akses te menjehereshem tek te gjitha institucionet qendrore dhe vendore te kryeqytetit. Nje ndertese multifunksionale e ndodhur ne zemer te kryeqytetit e cila ofron apartamente elegante, zyra komode dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim. Fasada e objektit është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllakë qeramike HT (high teck). Dritaret janë me vetratë termike me kasë alumini, xham tripleks me mbushje me gaz argon që mundëson izolim termik dhe akustik, grilë me membranë akustike. Aplikimi i sistemit të ngrohjes me chiller mundëson rritjen e eficencës energjitike të ndërtesës. Gjithashtu në këtë objekt aplikohen normativat më të fundit evropiane për sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit. Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe me mure tulle. Soletat e kateve ndërtohen me soletë monolite betoni të armuar. Për ndërtimin e objektit përdoren betone të markave më të larta, specifikisht M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat. Shtresat e dyshemeve të ndërkateve janë të pajisura me membranë zë-izoluese që ndalon zhurmat në ndarjet ndërmjet apartamenteve. Shtresat e tarracës ndërtohen me shtresë hidroizolimi, shtresë termoizolimi dhe shtresë avullizuese. Në sipërfaqen e lirë në perëndim të objektit zhvillohet një hapësirë rekreacioni me sipërfaqe të gjelbërta dhe stola në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqënies tek banorët. Stolat prej betoni të pozicionuara sipër kollonave të ajrimit mundësojnë ajrimin e kateve të nentokës. Në qendër të kesaj hapësire është ndërtuar një atrium në formë rrethore më diametër 5.75 m që mundëson edhe ndricimin natyral të kateve të nëntokës. Apartamenti te cilin ofrojme per shitje ndodhet ne katin e 9 dhe ofron pamje te lire nga Sheshi Skenderbej. Eshte i organizuar ne sallonin kryesor se bashku me kuzhinen, nje dhome gjumi dhe tualetin. Apartamenti eshte ideal per banim dhe per investim. Per me shume informacione ose per te planifikuar nje vizite ne prone na kontaktoni ne nr.tel +355692033500!
https://billionrealty.al/property/8...nes-apartament-1-1-ne-shitje-billion2657.html



Cel. : +355692033500
 


WhatsApp
Back
Top