• Tirane, Senka Shpk ofron vend pune Inxhinier Ndertimi Kantieri

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Kantieri

Inxhinieri i Kantierit kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;

Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Ndërtimi
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve
  • Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft office

Mirëpresim aplikimet për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top