• Tirane, praktike Juridike

TRAJNIM JURIST NË SHOQËRI TREGËTARE

1 TETOR- 1 NENTOR

1. Objektivi

Objektivi i këtij programi trajnimi është trajtimi i koncepteve dhe parimeve të ligjit dhe procedurave ligjore që ndiqen nga një jurist në përditshmërinë e punë në një shoqëri tregëtare. Shembuj diskutimi do të jenë pjesë e programit për të nxitur angazhimin aktiv të pjesëmarrësve në situate të problematikave ligjore që mund të hasim në punë si jurist në shoqëri tregetare.

2. Përshkrimi i Programit

Programi do të mbështetet në praktikat dhe dokumentat bazë ligjore që cdo jurist përgatit në një shoqëri duke i kushtuar vëmendje të dedikuar sfidave kryesore që has një jurist në një biznes duke filluar me:

– Krijimin e statutit dhe aktit të themelimit

– Rregjistrimi fillestar i biznesit në QKB

– Ndryshimi i të dhënave në rregjistrin tregëtar

– Thirja e asamblese të përgjithëshme të shoqërisë, mbajtja e proceserbalit dhe vendimi i asamblese

– Krijimi i shkresave të ndryshme drejtuar institucioneve si dhe palëvë të treta

– Përpilim i kontratave të ndryshme ligjore (Kontrata shitje, kontrata qiraje, kontrata sipermarrje etj)

-Kush janë përfituesit

Përfituesit e trajnimit do të jenë juristët e sapo diplomuar të cilët kërkojnë të bëjnë praktike dhe të mësojnë përgatitjen e dokumentave ligjore të një biznesi. Pjesemarrësve ju ofrohet mundesi praktike në fund të trajnimit.

3. Metodologjia

· Prezantim i anës teorike të legjislacionit për shoqëritë tregëtare

· Diskutimi i rasteve konkrete dhe praktike në përgatitjen e dokumentave dhe kontratave ligjore.

4. Programi

Programi i synuar do të jetë i përqendruar 4 javë nga 2 orë në jave dhe do të përmbajë temat e mëposhtme:

– Seksioni 1: Llojet e Shoqerive Tregetare, përgatitja e statutit aktit të themelimit dhe rregjistrimi fillestar i biznesit .

– Seksioni 2: Thirja e asamblese, njoftimi dhe rregjistrimi i ndryshimeve ne rregjister

– Seksioni 3: Përgatitja e shkresave dhe kontratave ligjore, kontrata e punes, pergatitje prokure dhe autorizim, kontrate qiraje, kontrate shitje

– Seksioni 4: Shembuj nga praktika

– Diskutime mbi raste te praktikes.

Për tu rregjistruar ju lutem dërgoni email: zyraligjore.ac@gmail.com me përshkrim “Rregjistrim në trajnim Jurist ne shoqëri tregetare” Emer Mbiemer, profesioni student/i punesuar

Afati i aplikimeve: 29 SHTATOR

Cmimi: 70 euro

Ju faleminderit!
 


Contact
Back
Top