• Tirane (ose qytet tjeter ku ka me shume te interesuar) ofroj kurs i plote bleterritje

Tirane
Kurs i plote per rritjen e bletes e marrjen e te gjithe prodhimeve te kosheres.
Do te trajtohen:
1- Biologjia dhe morfologjia e bletes
2- Kosherja llojet, LANGSTROTH e DADANT-BLATT ndryshimet e tyre dhe anet e mira e te keqija te seciles, elementet e kosheres (komplet me fund rrjete kunder varroas), permasat e çdo elementi, mjetet qe nevojiten per montimin e nje telaini e montimi i tij.
3- Familja e bletes,perberja dhe aktiviteti i saj.Flora dhe instalimi i nje bleterritje,spostimi i bleteve (nomadizmi).
4- Teknika e bleterritjes e marrjes se prodhimeve nga kosherja.
a- Kontrolli i nje blete mjetet e punes. Kalendari 12 mujor i punes me bleten.
b- Teknika e dimerimit dhe teknika e zhvillimit ne pranvere te familjes se bletes per te marre prodhime sa me te larta.
c- Ushqimi stimulant ne pranvere dhe ne vjeshte dhe ushqimi baze ne dimer recetat e pergatitjes se ketyre ushqimeve metodat e koha e dhenies.
d- Kontrollet qe te mos ndahet bleta (qe te mos iki) dhe mynyrat artificiale te ndarjes bletes.
e- Rekuperimi i nje blete te ikur mynyrat ne te gjithe pozicionet e mundshme, teknikat me te mira.
f- Momenti i vendosjes katit te dyte dhe marrja e mjaltit e ruatja e mjaltit.
g- Teknika e marrjes polenit, dyellit e propolit dhe trajtimi e ruatja e tyre.
5- Semundjet dhe parazitet e bleteve (peste amerikane, peste europea, e semundjet e tjera te gjenerates dhe te insektit te rritur si dhe varroa, tenja e parazitet e tjere te bletes ) trajtimi i tyre me ilace te autorizuara dhe koha e trajtimeve dhe insektet e tjere demtues,
6- Teknika profesionale moderne e prodhimit te qumeshtit bletes e ruatjes se saj (teorikisht e praktikisht hap pas hapi).
7- Teknika e seleksionimit e rritjes moderne te Mbreteneshave me nderhyrjen tone (sipas teknologjise se sotme) deri ne vendosje perfundimtare te mbreteneshes ne zgjua (teorikisht e praktikisht hap pas hapi) e ngjyrat internacionale qe perdoren per ngjyrosjen e mbreteneshave.
8- Eksperienza personale ?. Per te marre maksimumin e prodhimit dhe pasur blete te fuqishme.
Te gjitha temat do te zhvillohen teorikisht dhe praktikisht per totale 200
ore me numer te mbyllur nga 10-15 persona kush eshte interesuar me
kontatoni e-mail "gskuqi@gmail.com"
Eshte kurs per ato qe deshirojne ta bejne profesion bleterritjen dhe te mbajne familjet e tyre me kete profesion faleminderit( nuk do te pranohen persone qe qe jane alergjike ndaj bletes).

Tel. : gskuqi@gmail.com

Cel. : 00393407984133
 


Contact WhatsApp
Back
Top