• Tirane, ofrojme Trajnim "MOTOPEDAGOGJIA/PSIKOMOTORIKA"

Tirane
Qendra e Trajnimit “Kardinal Mikel Koliqi”, ju fton të merrni pjesë në trajnimin e mbajtur nga Prof. Jurgen -
F Schohr, Psikolog, terapist fëmijësh, me temë: “Motopedagogjia/Psikomotorrika 2”, argument i
përzgjedhur nga pedagogjia dhe terapia e zbatuar për fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar,
drejtuar profesionistëve të edukimit në fushën e shërbimeve sociale në Shqipëri (mesues,drejtues,operator social, animator etj).
Trajnimi do të zhvillohet më datat 7-11 dhe 13-14 maj 2013, ku data 14 maj do të jetë ditë
provimi. Orari do të jetë 09:00-17:00. Trajnimi do të organizohet në ambientet e Qendrës së
Trajnimit “Kardinal Mikel Koliqi”, Rruga “Vaçe Zela”, Nr.19, Tiranë.
Për të marrë pjesë në këtë trajnim, është i nevojshëm plotësimi i skedës së regjistrimit dhe
pagesa e një kontributi prej 6000 lekësh, pranë sekretarisë së Qendrës së Trajnimit “Kardinal
Mikel Koliqi”.
Për informacione të mëtejshme mos hezitoni të na kontaktoni në adresën elektronike:
q.t.koliqi@shisalbania.org apo përmes telefonit +355 (0)4 2263209.
Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda dt. 02/05/2013, ora 14:00 duke kryer
pagesën dhe plotësuar formatin përkatës të regjistrimit, me qëllim organizimin korrekt të këtij
aktiviteti trajnues.

Tel. : 04 22 63209
 


Contact WhatsApp
Back
Top